Ihsan plagoset, Meral dhe Songyl vihen në rrezik, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Ihsan plagoset, Meral dhe Songyl vihen në rrezik, nesër në ‘Lule të vetmuara’

20:14, 15/07/2020
A+ Aa A-

Meral shkon në lokalin e Ihsanit dhe i drejton armën për ta vrarë në mënyrë që të hakmerret për vrasjen e nënës së saj. Songyl arrin në kohë dhe i kërkon Meralit të mos nxitohet. Ejlyl shkatërrohet pas veprimit që bëri nëna e saj.

Ajo vendos të tërheqë denoncimin për të shpëtuar nënën dhe motrën. Xhemre dhe Kader përpiqen ta bindin Ejlylin të mos e tërheqë denoncimin. Ihsan plagoset nga armiku i tij teksa Songyl dhe Meral shohin të gjithë ngjarjen.

Vajzat janë në rrezik. Feride ndalon Ejlylin ta tërheqë denoncimin dhe e bind se ka marrë vendimin e duhur. Ejlyl ndihet fajtore për gjendjen e nënës së saj dhe motrës. Meral dhe Songyl shkojnë në komisariat për të dorëzuar armën.

Feride nis keqkuptimet e para me vjehrrën e saj. Nuse e vjehrrë shkojnë të zgjedhin fustanin e fejesës por a do mund Feride të merret vesh me vjehrrën e saj./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco