Katy Perry e thotë troç: Nuk e shoh Kanye West si president

Katy Perry e thotë troç: Nuk e shoh Kanye West si president

17:34, 15/07/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Katy Perry ka treguar publikisht se çfarë mendon për kandidaturën e reperit Kanye West për president.

Katy ka treguar se nuk është dakort me këtë vendim, duke arsyetuar se i pëlqen më shumë Kanye si artist në të gjitha këndvështrimet.

“Çfarë kemi mësuar nga e kaluar nga puna e presidentit është fakti se në atë pozicion duhet dikush me eksperiencë”, është shprehur 35-vjeçarja.

“E dua Kanye-n, ai është një artist i mrekullueshëm, por më pëlqen më shumë si i tillë. Mendoj se është një distributor i madh dhe kjo është ajo çfarë më tërheq më shumë tek ai”, ka shtuar Katy duke theksuar se nuk e sheh aspak reperin në pozicionin e presidentit të ShBA-ve.

Nuk dihet ende se çfarë mendon West pas kësaj deklarate, e nëse do të ketë një përgjigje publike nga ana e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco