Ardiani dhe Xhensila s’mund të ishin më të lumtur se kaq, kënga kthehet në trend në shtetin e njohur

Ardiani dhe Xhensila s’mund të ishin më të lumtur se kaq, kënga kthehet në trend në shtetin e njohur

18:30, 14/07/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj u rikthyen në një tjetër bashkëpunim të suksesshëm të titulluar ‘Panorma’.

Kënga numëron 3.7 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’ dhe duket se është kthyer menjëherë në trendin numër 1 në Zvicër. Këtë detaj e ka zbuluar vetë Ardiani në postimin e fundit në ‘Instagram’ ku shkruan: “Zvicër në vend të parë”.

Këngëtari nuk e ka fshehur gëzimin e një momenti të tillë duke etiketuar dhe Xhensilën. Me siguri dyshja e artistëve duhet të jenë shumë të lumtur për këtë sukses të radhës. Kujtojmë se bashkëpunimi i parë i tyre, me titull ‘Çika çika’ numëron 104 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.

View this post on Instagram

????????#1 ?????? @xhensilamyrtezaj

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco