Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Gjendet pas 5 ditë kërkimesh trupi i pajetë i aktores Naya Rivera

Gjendet pas 5 ditë kërkimesh trupi i pajetë i aktores Naya Rivera

22:44, 13/07/2020
A+ Aa A-

Trupi i Naya Rivera është gjetur në liqenin Piru, në Kalorinen e Jugut. Zyrtarët e Qarkut Ventura thanë të hënën se një trup ishte gjetur në liqen, dhe burimet pranë TMZ kanë konfirmuar se në të vërtetë bëhet fjalë për trupin e pajetë të aktores.

Pritet që shumë shpejt kjo të bëhet publike nga autoritetet e policisë në një konference për shtyp. Ata shkrujtën përmes një postimi në Twitter: Një trup është gjetur në Liqenin e Pirut këtë mëngjes.

Naya dhe djali i saj 4-vjeçar, Josey Hollis Dorsey, po notonin në Liqenin Piru kur diçka e tmerrshme ndodhi të mërkurën. Josey u kthye në barkë dhe kur autoritetet arritën për një kontroll, ai u tha atyre se ai dhe nëna e tij po notonin dhe ai nuk e dinte se çfarë i ndodhi asaj./BW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco