Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Ledri Vula ishte dikur beqar! Partnerja e tij shtatzënë i vë vulë lidhjes së shumëpërfolur (FOTO)

Ledri Vula ishte dikur beqar! Partnerja e tij shtatzënë i vë vulë lidhjes së shumëpërfolur (FOTO)

21:38, 13/07/2020
A+ Aa A-

Për Ledri Vulën dita e djeshme ishte ditë e veçantë.

Dhe si e tillë nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e mirë, e dashura Sara Hoxha.

Ajo publikoi një foto ku shfaqet në një moment romantik me artistin Ledri Vula, me të cilin ndau edhe një puthje në perëndim të diellit.

Dhe teksa të gjithë prisnin që ajo të ndante lajmin e shtatzënisë dje në ditën e tij të lindjes, Sara la një pikëpyetje te fansat e tyre, kur flet për një nga ditët më të lumtura të jetës, në urimin e saj publik:

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo: Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time! #Culi.”

Momenti romantik i puthjes është fotografuar në bregdetin e jugut, aty ku çifti kaloi disa ditë pushimesh nën shoqërinë e miqve të tyre të përbashkët, disa prej tyre këngëtarë.

Sara është në pritje të ëmbël, sipas mediave rozë, dhe nga momenti në moment mund të shkëmbejnë ndonjë unazë për ta zyrtarizuar marrëdhënien.

Asnjëri nga ata nuk e ka pranuar ende zyrtarisht, kanë lënë të kuptohet se mezi po e presin ardhjen e bebit, por as nuk e kanë përgënjeshtruar atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco