Cili është tipari “i keq” i Nevinës që njerëzit nuk e dinë ende për të?

Cili është tipari “i keq” i Nevinës që njerëzit nuk e dinë ende për të?

17:06, 13/07/2020
A+ Aa A-

Nevina Shtylla ka vendosur t’i përgjigjet herë pas here pyetjeve të ndryshme të ndjekësve të saj, duke zbuluar njëherazi detaje të ndryshme rreth vetes apo projekteve televizive.

E pyetur se cili është ai tipar “i keq” i Nevinës që njerëzit nuk e dinë, moderatorja ka treguar se nuk është dhe aq shumë një person mëngjesi.

“Nëse lini takim shumë herët në mëngjes me mua dhe ju them që jam nisur, po vi…në fakt fle. Takimet nga ora 10 e më pas janë më frytdhënëse. Nuk jam një njeri mëngjesi”, ka shkruar Nevina krah postimit në ‘Instastory’.

Në pyetjet e tjera Shtylla ka zbuluar se mund të vijë me projekte të reja në televizion, por duke mos shtuar asnjë detaj tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco