Gruaja më e bukur në botë, aktorja indiane infektohet me COVID-19

Gruaja më e bukur në botë, aktorja indiane infektohet me COVID-19

14:39, 13/07/2020
A+ Aa A-

Superylli i Bollywood-it Aishwarya Rai ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin, një ditë pasi burri i saj aktor dhe babai i tij u shtruan në spital të infektuar.

Vajza 8-vjeçare e ish-Miss World, Aaradhya që e ka me bashkëshortin Abhishek Bachchan, 44 vjeç, gjithashtu është infektuar.

Image

Lajmi i trishte vjen pak pasi vjehrri i aktores superylli indian Amitabh, 77 vjeç u infektua me virusin.

Abhishek shkroi të dielën:

“Aishwarya dhe Aaradhya kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ato do të vetë karantinohen në shtëpi … Pjesa tjetër e familjes përfshirë nënën time kanë rezultuar negative”.

Ajo vazhdon të mbetet një nga fytyrat më të famshme të Bollyëood-it jashtë vendit, si dhe në Indi dhe ka qenë vazhdimisht e pranishme në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës.

Ajo u martua me Abhishek Bachchan në 2007.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti13/07/2020 16:49

Vetem mullah çimi na jep lajme popmpoze nga bota orientale, per gra me te beukura ne bote, pa dhen burimin se nga kush eshte klasifikuar e tille, ose filan xhami madheshtore prestixhose ketu e atje, per jeten e arabeve te pasur, sikur njerzeve ju interesojne keto! Ajo qe çudit eshte se nje person me kulture te bollshme gazetareske nuk mungon kurre te na beje te njhohura te veçantat e botes orientale musulmane ( mos eshte turk ky?) edhe kur nuk ka nje gje te afirmuar nga institucione te njohura boterisht, bazuar ne informacione te sakta! Te japesh informacione te pa bazuara, ( nuk po them se jane te pa beza por do qe mire te thuhej burimi qe te jene plotesisht te besuaeshme ) eshte e palejueshme per nje portal kombetar te cilin e lexojne shume njerez! Tung! Ps: asnje iluzion, eshte private per çimin ose siç thoshte sigurimi i dulles ne shkresat e tija: "Per perdorim te bendeshem' edhe nje here TUNG!!!

Shto koment

Denonco