Nuk do ta besoni se kush është nusja e ardhshme e Brooklyn Beckham

Nuk do ta besoni se kush është nusja e ardhshme e Brooklyn Beckham

14:14, 13/07/2020
A+ Aa A-

Ajo është vajza e Nelson Peltz miliardier amerikan dhe e një ish modeleje Claudia Heffner.

Nicola që sipas shumë gjasave do të jetë nusja e ardhshme e Brooklyn Beckhan, 25 vjeç është një trashigimtare e pasur dhe tashmë ajo njihet dhe nga mjediset që ajo frekuenton dhe kjo u pa nga mesazhet që ajo mori nga personazhe të njohur Paris Hilton e Lewis Hamilton kur ajo dha lajmin e fejesës me Brooklyn.

Gjithashtu flitet se martesa e tyre do të jetë verën e ardhshme dhe ato do të martohen dy herë, në të dyja anët e Atlantikut dhe janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 4 milion paund.

Pasuritë e familjes së Nicola e zbehin pasurinë e familjes Beckhams: sipas Daily Mail vlen rreth 1.3 miliardë paund në krahasim me 370 milionët e çiftit Victoria dhe David Beckham.

Babai i Nicola Peltz nuk e ka fshehur kurrë pasurinë e tij të madhe: ai shpenzoi 800 mijë paund për Bar Mitzvah ( traditë hebraike) të organizuar për fëmijët e tij binjakë në vitin 2016.

Përveç një numri të madh pronash ai zotëron dhe 2 avionë privatë.

Nelson është gjithashtu dhe një mbështetës historik i Donald Trump pasi të dy kanë qënë fqinj për vite me rradhë në Florida.

Peltz dhe gruaja e tij Claudia kanë fëmijë gjashtë prej të cilëve 6 janë djem, Nicola është më e reja në moshë.

E përsa i përket nusesh së ardhshme të familjes Beckham ajo është një modele dhe një aktore .

Deri në maj të 2018 ajo ishte në një lidhje me Anwar Hadidi ( tani i dashuri i këngëtares shqiptare Dua Lipës) pastaj ajo u takua më një festë me Brooklyn organizuar nga Leo Di Caprio.

Çifti kanë rreth 7 muaj të lidhur por historinë e tyre e bënë zyrtare në mediat sociale në fillim të jananrit.

Në Instagram nusja e ardhshme iu përgjigj në mënyrën më romantike të mundshme Brooklyn i i cili shkroi në rrjete sociale:

'Premtoj të jem burri më i mirë dhe babai më i mirë në të ardhmen.

‘Më bëtë vajzën më ne fat në botë. Dashuria juaj është dhurata më e çmuar për mua.Të dua shumë’ i është përgjigjur Nicola.

Edhe pse pasuria e Pletz duket se e tejkalon atë të Beckhams mamaja Victoria nuk mund të ishte më e lumtur  se kaq për bashkimin e tyre.

'Lajm shumë i bukur. Nuk mund të jemi më të lumtur që Brooklyn dhe Nicola do të martohen. Ju urojmë shumë dashuri dhe një jetë të lumtur. Ju duam shumë ‘ shkroi ajo në mediat sociale duke ju dhënë kështu dhe bekimin e saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco