Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Kush ishte Kelly Preston. Historia e dashurisë me John, beteja kundër kancerit dhe drama në familje

Kush ishte Kelly Preston. Historia e dashurisë me John, beteja kundër kancerit dhe drama në familje

12:47, 13/07/2020
A+ Aa A-

Dashuria e tyre ishte me shikimin e parë nga e cila lindi një martesë që zgjati me dekada: një ngjarje e rrallë për botën e Hollivudit veçanërisht duke marrë parasysh që martesa e tyre rezistoi dhe goditjeve më të vështira siç ishte humbja e djalit të tyre.

E tashmë John Travolta vajton dhe për humbjen e gruas që ai e deshti kaq gjatë aktoren Kelly Preston e cila ka ndërruar jetë pas një beteje dy vjeçare me kancerin.

Takimin e tyre të para Kelly e ka kujtuar shpesh herë në disa intervista.

Ishte mesi i viteve ’80 John e kishte njohur tashmë suksesin në mbarë botën me personazhin e Danny Zukos protagonist i filmit të njohur ‘Grease’.

Ndërsa Kelly ishte 20 vjeç dhe kishte punuar për disa filma kur u panë për herë të parë.

 Ajo ishte në dhomën e pritjes për audicionin e filmit ‘Ekspertët amerikan’ kur John u shfaq.

Kelly e kaloi audicionin dhe disa kohë më vonë ajo u gjend në setin e filmit me Travoltën për të mos u ndarë më.

Të gjithë thonin se ata ishin të përsosur për njëri-tjetrin.

’Më vonë zbulova se një mik i John me të cilin dhe unë isha takuar kohët e fundit , duke e ditur që ishte hera e parë që ai më shihte i tha: Je gati të takosh një vajzë pas të cilës do të lësh kokën aq sa dhe do të martohesh me të’ ishin fjalët e Kellyt kur ajo tregonte njohjen me John.

Dhe ashtu ndodhi të dy u martuan në 1991.

Cili ishte sekreti i tyre ?

‘Të kesh shumë gjëra të përbashkëta: empati, të qenit dashamirës dhe të kujdeseni për të tjerët, dashuria për lojën dhe të qeshurat. Ne tashmë plotësojmë  e duam dhe komunikojmë me njëri- tjetrin. Nëse dëshironi një martesë të gjatë duhet të punoni çdo ditë, të luani, të argëtoheni dhe të qëndroni me fëmijët tuaj. Jo vetëm që e dua John ai më pëlqen dhe më bën për të qeshur. Por çdo ditë duhet të krijosh në një farë mënyre magjinë kur biem në dashuri’ është shprehur Kelly në intervista kur e pyesnin për martesën e saj të gjatë me John Travoltën.

Por kjo magji u prish nga drama në familjen e tyre.

Në 2009 djali i tyre i madh Jett vdiq.

Një dhimbje për të cilën aktorja kurrë nuk ka dashur të flasë publikisht.

John dhe Kelly rritën dy fëmijët e tjerë Ben 8 vjeç dhe Ella 18 vjeç.

Kjo e fundit i kushtoi dhe fjalët më të ëmbla nënës së saj në rrjete sociale:

‘Unë kurrë nuk kam takuar njeri të guximshëm, të fortë, të bukur dhe të dashur si ju’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco