U tha se kanë nisur bashkëjetesën, reagojnë Jonida dhe Romeo

U tha se kanë nisur bashkëjetesën, reagojnë Jonida dhe Romeo

12:04, 13/07/2020
A+ Aa A-

Tashmë ata janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer për shkak të videove dhe dedikimeve në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Jonida Maliqin dhe Romeo Veshaj, të cilët janë bërë edhe një herë tjetër kryefjala e mediave.

Në portale të ndryshme qarkulloi lajmi se Jonida dhe Romeo kanë hedhur një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre, duke nisur bashkëjetesën.

Megjithatë duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Jonida dhe Romeo kanë publikuar video krah njëri-tjetrit, duke i ironizuar këto lajme.

Madje këngëtarja ka vënë në dukje se edhe emrat janë shkruar gabim, duke iu referuar vogëlushit të saj Dan, të cilit i kanë ngatërruar emrin.

Jonida dhe Romeo shfaqen gjithmonë mjaft të qeshur në rrjete sociale dhe duket se po kalojnë ditët e tyre më të bukura, pa u shqetësuar nga këto lajme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco