Miku i Noizyt, reperi i njohur italian goditet me shishe nga një fanse e tij

Miku i Noizyt, reperi i njohur italian goditet me shishe nga një fanse e tij

10:42, 13/07/2020
A+ Aa A-

‘Jam akoma shumë i tronditur' janë fjalët e reperit të njohur italian Ghali i cili ka pësuar një sulm agresioni nga një fanse e tij, të shtunën e kaluar ( 11 korrik) në vilën e tij në Buccinasco ku jeton me familjen. 

Siç raporton Corriere della Sera 22 vjeçarja është përpjekur ta godiste me shishe reperin teksa ai përsëriste fjalët:

'Çfarë të kam bërë'  teksa 22 vjeçarja përgjigjej : Ju e dini shumë mirë, ju e dini shumë mirë’.

Më vonë është raportuar se e reja kishte mbërritur me tren nga Moiano një qytet në provincën e Benevento me qëllim që ti afrohej idhullit të saj.

Ajo është shprehur për oficerët e policisë lokale të Buccinasco se kishte thjesht dëshirë ta takonte.

Por në realitet ajo fillimisht goditi Bmw X2 të parkuar në rrugë pastaj sapo u ngjit mbi portë ajo shënjestroi gjithçka që ishte para tij duke shkatërruar vazot dhe objektet në kopsht, por shënjestra e saj padyshim ishte Ghali të cilin fillimisht filloi ta godiste me shishe sapo ai u shfaq.  

Kujtojmë që Ghali është miku i ngushtë i reperit shqiptar Noizyt me të cilin dy vite më parë solli dhe bashkëpunimin e suksesshëm ‘Parku i lojrave’ .

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco