Nipi i Elvis Presly vret veten në moshën 27 vjeçare

Nipi i Elvis Presly vret veten në moshën 27 vjeçare

09:48, 13/07/2020
A+ Aa A-

Nipi i Elvis Presley dhe djali i Lisa Marie Presley, Benjamin Keough ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare.

27 vjeçari i cili kishte qëlluar veten me armë zjarri është gjetur nga autoritetit në Kaliforni ditën e djeshme në rezidencën e tij në Calabasas.

Image

Menaxheri i Lisa Maries është shprehur:

'Ajo është përtej shkatërrimit dhe zemra e saj është shumë e thyer, por po përpiqet të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11 vjeçar dhe vajzën e vogël Riley.Ajo e adhuronte Benjamin. Ai ishte dashuria e jetës së saj’.

Image

Benjamin ishte djali i Lisa Marie- fëmija i vetëm i superyllit Elvis Presley – dhe i muzikantit Danny Keough.

Image

Lisa kishte folur dhe më parë për ngjashëmrinë e djalit të saj me babanë e saj Elvis.   

Image

Në vitin 2009 Benjamin, i cili mbante një profil të ulët publik, u raportua se kishte nënshkruar një marrëveshje rekord prej 5 milion dollarësh me Universal.

Por Peter LoFrumento, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Universal Music Group, më vonë tha për revistën ‘People’: Kjo histori është krejt e pavërtetë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco