Aktorja Kelly Preston, gruaja e John Travolta, ndërron jetë në moshën 57 vjeçare

Aktorja Kelly Preston, gruaja e John Travolta, ndërron jetë në moshën 57 vjeçare

09:14, 13/07/2020
A+ Aa A-

Kelly Preston aktore dhe gruaja e John Travoltës ka humbur betejen e saj me kancerin.

Ishte bashkëshorti i saj që dha lajmin e hidhur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruante:

 ‘Jam zemërthyer që më duhet t'ju informoj se gruaja ime e bukur e humbi betejen 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Lufta e saj ishte kaq kurajoze dhe kishte mbështetjen e të gjithëve. Unë do të jem në krah të fëmijëve të mi, që kanë humbur të ëmën, prandaj dua të më falni nëse s'do dëgjoni nga ne për disa kohë. Dua të dini që e marrim gjithë dashurinë tuaj gjatë kohës që do të na duhet për t'u shëruar."

Image

Travolta dhe Preston u takuan në 1987 në xhirimet e filmit ‘The American Expert’ dhe u martuan në Paris në 1991.
 

Preston la pas të shoqin, 66-vjeç dhe fëmijët e tyre, vajzën Ella, 20-vjeç dhe djalin 9-vjeçar Benjamin.

Ndërsa  në 2009-ën humbën djalin e tyre në moshën 17-vjeçare teksa ishin me pushime në Bahamas.

Vetëm vite më vonë, çifti pranoi se djali ishte autik.

Image
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco