Infektohet me koronavirus familja e aktorëve të njohur

Infektohet me koronavirus familja e aktorëve të njohur

22:30, 12/07/2020
A+ Aa A-

Një familje e njohur aktorësh në Indi ka rezultuar pozitive nga testi i koronavirusit Covid-19.

Aktorja dhe ish-miss bota, Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj 8-vjeçare Aaradhya janë infektuar me Covid.

Ato janë asimptomatike dhe janë izoluar në shtëpi.

Bashkëshorti dhe vjehrri i aktores, që të dy edhe këta aktorë, kanë rezultuar gjithashtu të infektuar me virus. Këta dy të fundit kanë shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes dhe po qëndrojnë në spital.

46-vjeçarja Aishwarya Rai Bachchan është një nga aktoret më të njohura të Bollivudit në Indi.

Ajo ka luajtur në shumë filma brenda dhe jashtë vendit, përfshirë këtu edhe Hollivudin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco