Të hënën në 'Lule të vetmuara'/ Mesude ka një kërkesë për Ejlylin, a do pranojë ajo?

Të hënën në 'Lule të vetmuara'/ Mesude ka një kërkesë për Ejlylin, a do pranojë ajo?

17:57, 12/07/2020
A+ Aa A-

Kemal largohet nga komisariati dhe rikthehet në shtëpi. Mesude shqetësohet për Kemalin dhe mban anën e tij dhe jo të së bijës. Ejlyl vuan nga mosbesimi i nënës së saj. Meral arrin të marrë pistoletën me të cilën u vra nëna e saj. Mesude shkon në jetimore dhe kërkon me ngulm Ejlylin.

Kjo e fundit ka frikë të përballet me të. Mesude i kërkon Ejlylit të tërheqë denoncimin duke i thënë se vëllai i saj do mbetet pa baba. Ejlyl nuk pranon ta tërheqë denoncimin. Mesude plot mllef mallkon të bijën dhe largohet. Meral nuk ka besim tek drejtësia dhe vendos të mos e dërgojë provën në polici.

Mesude dyshon se Kemal vërtet i ka bërë diçka Ejlylit dhe e pyet pse ajo e urren aq shumë. Kemal nuk e pranon të vërtetën. Meral është e pavendosur dhe mendon për hakmarrjen ndaj Ihsanit./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco