Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Horoskopi, znj. Meri: Sot do merni propozime surprizë në punë dhe në jetën personale

Horoskopi, znj. Meri: Sot do merni propozime surprizë në punë dhe në jetën personale

10:27, 11/07/2020
A+ Aa A-

‘Ide dhe Surpriza.  Sot e shtune dhe Neptuni ne Peshk ndodhet ne kundershtim me asteroidin Urania. Urania njihet si mjeshtre e shkences Matematikes Astronomis dhe Astrologjise. Sot ne jeten tuaj kjo do perkthehet si nje surprize e kendshme qe vine nga njerez me mendje te sakte por qe kerkojne pak emocione dhe te futen ne boten e komplikuar te ndjenjave. Sot do merni propozime surprize pune por edhe oferta ne jeten personale. Nje drejtim tjeter ka te bej me gjetjen e nje zgjidhje egzakte apo te llogaritur ne nje ceshtje delikate personale. Kujdes duhet te tregojne Binjaket dhe Peshqit’ shkruan në postimin e saj në Facebook astrologia Meri Shehu.  

Dashi
Një pengesë me punën do tregoj që duhet të bëheni më shkencor dhe mos ja lini çdo lëvizje tuajën thjesht energjisë së veprimit dhe instiktit. Keni një surprizë jo të këndshme në punë

Demi
Sot dita premton një surprizë në jetën erotike dhe nuk përjashtohet mundësia t’ju josh dikush që ska të bëjë në realitetin tuaj fare

Binjakët
Do vihen në pikëpyetje aftësitë tuaja profesionale dhe kualifikimi juaj nga dikush që pretendon se ju nuk jeni të aftë apo keni manipuluar

Gaforrja
Çdo llogaritje që kishit bërë me hamendje apo ndjesi në lidhje me bashkëpunimet me jashtë apo plane madhore do rrezohen sot nga një gjetje më e afërt dhe teknike

Luani
Do arrini të kuptoni ku kishit gabuar në investimet tuaja ekonomike dhe shpirtërore. Thjesht do ndryshoj rrjedha e jetës suaj si surprizë

Virgjëresha
Urania në shenjën tuaj kërkon lartësinë e duhur nga ju për të nxjerrë jashtë loje persona që thjesht kanë fantazuar pa baza si për ju ashtu dhe për njerëz dhe marrëdhënie të rëndësishme

Peshorja
Sigurisht që ju dini ta shëndërroni shkencën në art dhe këtë do bëni në këtë periudhë. Për këtë ju duhen njërzit e duhur në krahë

Akrepi
Urania kërkon nga ju të dilni më fuqishëm me ide të reja dhe një hap para të tjerëve. Do ju ndihmoj në zgjerim kontaktesh

Shigjetari
Kjo fundjave duhet parë matematikisht si mundësi e juaja për tu shquar në karrierë dhe në ngritje cilësore të jetës tuaj

Bricjapi
Urani do bëj maksimalen për ju për të rigjeneruar rrethin e miqësive aktivitetet dhe një surprizë në jetën personale

Ujori
Do jeni në qëndër të vëmëndjes në çeshtjet ekonomike. Ka mundësi që me një llogaritje në një mënyrë të re të dalin përfundime të tjera

Peshqit
Dikush ju frymëzon sot që të vlerësoni aftësitë tuaja. Por mund të ndodh që të tjerët të bëjnë llogarit tuaja më mirë se ju

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco