Sara i dedikon urimin më të veçantë Ledrit në ditën e tij të lindjes

Sara i dedikon urimin më të veçantë Ledrit në ditën e tij të lindjes

14:18, 10/07/2020
A+ Aa A-

Në ditën e lindjes së reperit të njohur, Ledri Vula, partnerja e tij, Sara Hoxha ka vendosur t’i dedikojë fjalët më të ëmbla dhe të ndjera.

“Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sonë dhe unë jam e lumtur që e ndaj atë me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar ditëlindjen mashkullit që do doja të përqafoja përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Hoxha krah fotos ku shfaqet duke puthur njeriun e zemrës së saj krah detit dhe perëndimit të diellit.

Me siguri kjo ditëlindje është ndër më të bukurat për dyshen, e cila feston njëherazi dhe historinë e tyre të dashurisë të nisur disa vite më parë dhe të bërë publike prej disa muajsh.

Kujtojmë se dyshja është përfolur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithatë deri më tani kanë zgjedhur të mos konfirmojnë apo mohojnë asnjë detaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco