‘Edhe na ndajnë, edhe na bëjnë me fëmijë, por...’ Çiljeta sqaron publikisht thashethemet e fundit

‘Edhe na ndajnë, edhe na bëjnë me fëmijë, por...’ Çiljeta sqaron publikisht thashethemet e fundit

17:26, 09/07/2020
A+ Aa A-

"Ku ka zë, s'është pa gjë" thotë populli, ndaj kur në shtypin rozë doli lajmi se Çiljeta Xhilaga mund të ishte shtatzënë për herë të dytë, kurioziteti dhe dëshira për të ditur më shumë ishte shumë e madhe, por zgjati fare pak pasi  imenjëhershëm ishte reagimi i Çiljetës, e cila e mohoi lajmin me një shkrim në rrjetet sociale.

"Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s'kemi mbërritur te goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, -shkroi ajo.

Ndërsa dje e ftuar në studion e Rudina Magjistarit, këngëtarja ka sqaruar si e përjetoi këtë “boom” në media.

“E kalova me sportivitet. Mendova: Çfarë po na bëjnë, njëherë na ndajnë, një herë na bashkojnë, një herë na bëjnë shtatzënë... Unë gjërat nuk i mbaj dot, i them vetë. Nëse do kem diçka, do ta ndaj”, -tha këngëtarja, e cila e mbylli duke thënë se “Ato punë i di Zoti”. Pra, një gjë ta kemi të sigurt, që kur të jetë vërtet shtatzënë, Çiljeta do na e thotë vetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco