Shpallet hero ish-lojtari i futbollit, pret fëmijën që hodhën nga kati i tretë për t'i shpëtuar zjarrit

Shpallet hero ish-lojtari i futbollit, pret fëmijën që hodhën nga kati i tretë për t'i shpëtuar zjarrit

12:38, 09/07/2020
A+ Aa A-

Ish-lojtari  i futbollit amerikan Phillip Blanks është protagonist i një ngjareje që mund të jetë ngjarja më e rëndësishme e karrierës së tij.

E themi këtë pasi ditët e fundit ai është kthyer në hero pasi ka shpëtuar një fëmijë nga zjarri që kishte përfshirë ndërtesën.

Image

Ish-ushtari Marinës Amerikane ishte nisur për në punë kur dëgjoi disa zëra që bërtisnin se një fëmijë kishte ngecur në ndërtesën e përfshirë nga flakët.

Ai nxitoi menjëherë ta ndihmojë.

Image

Djali i cili u hodh nga ballkoni nga nëna e tij është kapur nga Blanks.

Dy fëmijët morën plagë të rënda por mbijetuan ndërsa nëna e  tyre nuk arriti të mbijetojë. 

‘Ajo ishte heroina e vërtetë e kësaj historie, sepse sakrifikoi  jetën për fëmijët e saj " tha Blanks në një intervistë për ABC7 News.

Pas kësaj historie Blanks është zotuar që do të ndihmojë fëmijët dhe babanë e tyre në çdo lloj mënyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco