Këngëtarja e njohur kosovare, Eliza Hoxha infektohet me Koronavirus

Këngëtarja e njohur kosovare, Eliza Hoxha infektohet me Koronavirus

22:54, 08/07/2020
A+ Aa A-

Një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare nga Kosova, Eliza Hoxha, e cila po ashtu është aktualisht edhe Deputete e PDK-së, ka rezultuar pozitive me koronavirus gjatë ditës së sotme, e mërkurë.

Lajmin e ka bërë publik vetë Eliza, nëpërmjet një statusi të bërë publik në profilin e saj personal në rrjetet sociale.  Këngëtarja e njohur ka njoftuar se në testin e një jave më parë kishte rezultuar negative, ndërsa në atë të dytin, të bërë bërë së fundmi, ka rezultuar pozitive.

Ky është postimi i Eliza Hoxhës

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam pasur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë… Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston.  Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të. Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi. Sh’net!”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco