Ish-shoqja e ngushtë e Melanie Trump, gati të zbulojë sekretet e saj në një libër

Ish-shoqja e ngushtë e Melanie Trump, gati të zbulojë sekretet e saj në një libër

16:33, 08/07/2020
A+ Aa A-

Stephanie Winston Wolkoff, ish-shoqja e Melania Trump ka gati librin e saj që do të titullohet “Melania and me”, me sekrete për zonjën e parë të SHBA-ve. Stephanie ishte shoqja e ngushtë e Melania Trump dhe ndihmësja e saj në organizimin e ceremonisë së betimit të Trump, kur mori presidencën.

Megjithatë disa kohë më pas, ajo dhe kompania e saj u akuzua se vodhën plot 26 milionë dollarë nga organizimi i kësaj ceremonie dhe prej atëherë miqësia me Melania-n u shkatërrua. Stephanie nuk i pranoi kurrë akuzat dhe pritet që ky libër, i cili do të publikohet me 1 shtator, të shkaktojë shumë trazira, sipas “BBC”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco