'Bowie', rokstari i vrarë i Srebrenicës

'Bowie', rokstari i vrarë i Srebrenicës

14:22, 08/07/2020
A+ Aa A-

Samir Mehiç, një kitarist boshnjak i njohur me nofkën Bowie, si muzikanti i tij i preferuar britanik, ishte një adhurues i rokenrollit në Srebrenicë gjatë kohës së luftës, por u vra në masakrat e korrikut 1995 së bashku me mijëra burra dhe djem nga qyteti.

Je çmendur, nuk e shikon që është absurde

Po përpiqem ende të luaj rokenroll i vetëm

Në këtë errësirë, me hijet që afrohen frikshëm

Mbi këtë qytet që po vdes para syve tanë

Samir “Bowie” Mehiç e shkroi tekstin e kësaj kënge, të titulluar “Absurd”, në Srebrenicë gjatë luftës. Në atë pikë, qyteti ishte i rrethuar nga forcat serbe të Bosnjës. Banorëve të saj u mungonte ushqimi dhe uji dhe nuk e kishin idenë se çfarë do të ndodhte më pas.

Gjatë rrethimit, kitaristi Mehiç, i cili njihej me pseudonimin Bowie për dashurinë e tij për këngëtarin ikonik britanik, po përmirësonte aftësitë e tij në kitarë. Ai gjithashtu ra në dashuri, u martua dhe zbuloi se ai do të bëhej baba.

Në fund, megjithatë, ai që e shkruar të ndante fatin tragjik të mijëra të tjerëve nga Srebrenica. Kur trupat dhe policia serbe e Bosnjës pushtuan qytetin në korrik 1995, ai u bashkua me eksodin e burrave dhe djemve të dëshpëruar që u përpoqën t’i shpëtonin vdekjes duke u larguar nëpër pyll drejt një zone të sigurt.

Ai i dorëzoi bllokun e tij me tekste këngësh dhe disa fotografi gruas së tij Nerminës kur u ndanë dhe ajo s’e pa më kurrë gjallë.

“Kishte gjithmonë muzikë”

Njëzet e pesë vjet më vonë, ndërkohë që këtë javë shënohet përvjetori i gjenocidit të Srebrenicës, miqtë dhe të afërmit e Mehiçit ende e kujtojnë atë me dashuri – si një muzikant të përkushtuar dhe një njeri të mirë.

Ai ishte i njohur në Srebrenicë – muzikanti më i preferuar i qytetit, i lindur në vitin 1967, me tipare të theksuara, flokë të gjatë dhe që dëgjonte ose luante gjithmonë muzikë.

“Kur nuk dëgjoje muzikë, ai ose nuk ishte në shtëpi ose ishte duke fjetur. Nuk kishte mundësi tjetër”, tha motra e tij Selma Rajkiç.

“Gjëja e parë që bënte kur zgjohej në mëngjes nuk ishte të lante fytyrën, por të ndizte muzikën, magnetofonin ose kasetofonin, dhe pastaj lante fytyrën dhe hante mëngjes. Kur ai ishte zgjuar, kishte gjithmonë muzikë.”

Ajo e kujton vëllain e saj si një person të shoqërueshëm, dhoma e vogël e të cilit ishte gjithnjë plot me shokë. Muzikën e ka pasur pasion që në fëmijëri, tha ajo.

Duke qeshur, ajo kujton që Bowie kujdesej për djalin e saj Semirin kur ai ishte bebe.

“Ai luante muzikë dhe Semiri rrinte urtë. Mund të luante muzikë edhe për një orë dhe djali rrinte urtë”, tha Selma, duke shtuar se djali i saj tani i ngjan shumë vëllait të saj dhe se edhe ai luan në kitarë.

Bashkëshorti i saj, Suad Rajkiç, kujton që e takoi “Bowie” pasi ai ishte martuar me Selmën.

“Unë jam rritur në një familje të madhe. Babai dhe nëna ime ishin shumë të rreptë dhe ne duhet të bindeshim. Ndërsa familja Mehiç mua më dukej e pabesueshme, sidomos Samiri”, kujtoi ai.

“Unë vija dhe ai vendoste muzikë me zë të lartë. Ishte shtëpia e familjes së tij dhe muret po binin përtokë”, tha ai, duke qeshur.

Ai ndalon që të fshijë lotët, pastaj vazhdon duke thënë se Mehiçi sigurisht që kishte një poster të David Bowie në murin e dhomës së tij.

“Ai ishte i veçantë në çdo mënyrë”

Njëzet e pesë vjet më vonë, ndërkohë që këtë javë shënohet përvjetori i gjenocidit të Srebrenicës, miqtë dhe të afërmit e Mehiçit ende e kujtojnë atë me dashuri – si një muzikant të përkushtuar dhe një njeri të mirë.

Ai ishte i njohur në Srebrenicë – muzikanti më i preferuar i qytetit, i lindur në vitin 1967, me tipare të theksuara, flokë të gjatë dhe që dëgjonte ose luante gjithmonë muzikë.

“Kur nuk dëgjoje muzikë, ai ose nuk ishte në shtëpi ose ishte duke fjetur. Nuk kishte mundësi tjetër”, tha motra e tij Selma Rajkiç.

“Gjëja e parë që bënte kur zgjohej në mëngjes nuk ishte të lante fytyrën, por të ndizte muzikën, magnetofonin ose kasetofonin, dhe pastaj lante fytyrën dhe hante mëngjes. Kur ai ishte zgjuar, kishte gjithmonë muzikë.”

Ajo e kujton vëllain e saj si një person të shoqërueshëm, dhoma e vogël e të cilit ishte gjithnjë plot me shokë. Muzikën e ka pasur pasion që në fëmijëri, tha ajo.

Duke qeshur, ajo kujton që Bowie kujdesej për djalin e saj Semirin kur ai ishte bebe.

“Ai luante muzikë dhe Semiri rrinte urtë. Mund të luante muzikë edhe për një orë dhe djali rrinte urtë”, tha Selma, duke shtuar se djali i saj tani i ngjan shumë vëllait të saj dhe se edhe ai luan në kitarë.

Bashkëshorti i saj, Suad Rajkiç, kujton që e takoi “Bowie” pasi ai ishte martuar me Selmën.

“Unë jam rritur në një familje të madhe. Babai dhe nëna ime ishin shumë të rreptë dhe ne duhet të bindeshim. Ndërsa familja Mehiç mua më dukej e pabesueshme, sidomos Samiri”, kujtoi ai.

“Unë vija dhe ai vendoste muzikë me zë të lartë. Ishte shtëpia e familjes së tij dhe muret po binin përtokë”, tha ai, duke qeshur.

Ai ndalon që të fshijë lotët, pastaj vazhdon duke thënë se Mehiçi sigurisht që kishte një poster të David Bowie në murin e dhomës së tij.

“Ai ishte i veçantë në çdo mënyrë”

Image

Varri i Samir Mehiq dhe babait të tij në Srebrenicë. Foto: BIRN

Faruk Smajloviç e takoi Samir Mehiçin në fund të viteve 1980 kur ai shkoi në një audicion si baterist. Ata formuan një miqësi të fortë dhe një grup që quhej Inat, i quajtur kështu për shkak të mospëlqimit që ata kishin për “njerëz dhe padrejtësi të ndryshme”, tha ai.

“Këndonim në disa hotele, ku luanim muzikë të qetë dhe të këndshme, por rokënrolin e kishim në gjak. Por shisnim deri në 700 bileta në natë për koncerte rroku në diskotekën tonë në Srebrenica, ku luanim çdo fundjavë”, kujtoi Smajloviç.

“Tani në Srebrenicë nuk ka shumë banorë”, shtoi ai.

Edhe Smajloviçi derdhi lot  teksa fliste për mikun e tij dhe për atë që ai ishte në Srebrenicën e paraluftës.

“Samir Mehiç Bowie ishte një person i veçantë, veçanërisht në jetën time”, tha ai.

“Ai ishte i veçantë në çdo mënyrë, në mënyrën si sillej. Ai nuk i përkiste kohës në të cilën ne jetonim.”

Ai mori pseudonimin “Bowie” sepse ai ishte një nga njerëzit e parë në Srebrenicë që dëgjonte David Bowie-n, vazhdoi Smajloviç.

“Ai ishte i pari nga ai brez që na nguliti muzikën e mirë, rrokun e cilësisë së mirë”, tha ai.

“Unë mendoj se ai nuk duhet të kishte lindur në Srebrenicë. Ai nuk duhet të kishte lindur në Bosnje. Jam i sigurt se ai do të kishte pasur një karrierë të shkëlqyer, po të kishte jetuar diku tjetër.”

Smajloviçi u largua nga Srebrenica në prill 1992 pasi sulmet nga forcat serbe të Bosnjës filluan në zonë dhe lufta filloi të intensifikohej. Shumë nga miqtë e tij të tjerë u larguan gjithashtu nga Srebrenica, por jo Bowie.

“Më duhet të them se më vjen keq që e lamë këtu. Ai ishte i vetmi nga grupi ynë që ndenji këtu”, tha Smajloviç.

“E marr me mend si ndihej, si e kaloi të gjithë këtë dhe pastaj, në mes të gjithë atij mjerimit dhe vuajtjeve, ai filloi të luante kitarë në mënyrë intensive. Filloi të luante muzikë klasike. Thonë se u përmirësua aq shumë, saqë ishte e pabesueshme.”

Gjatë luftës në Srebrenicë, ai krijoi një grup muzikor të ri të quajtur “Absurd” njësoj si kënga e tij dhe preu flokët. Në vitin e tretë të konfliktit, ai ra në dashuri.

Ai u martua në vitin 1995 dhe ai dhe gruaja e tij Nermina Mehiç shumë shpejt zbuloi se do të bëheshin me një fëmijë.

Ai ishte shumë i entuziazmuar kur mësoi se do të bëhej baba. Thoshte se mezi priste të bëhej baba. Fatkeqësisht, nuk jetoi për ta parë atë ditë”, tha Nermina, e cila tani jeton në Shtetet e Bashkuara.

“Do të shihemi, dashtë Zoti”

Kur forcat serbe të Bosnjës më në fund vendosën të pushtonin Srebenicën në korrik 1995, Samir dhe Nermina Mehiç, së bashku me vëllanë e saj Selim Selimoviçin, u larguan nga qyteti me boshnjakët e tjerë lokalë më 11 korrik 1995.

“Ngaqë isha shtatzënë, u sëmura që në pjesën e parë të rrugës. Isha anemike, kështu që Samiri më mori në kurriz. Më kapi nga shpatullat dhe më tha: ‘Nermina, duhet të shkosh’,” kujtoi ajo.

Kështu që vendosa, kundër dëshirës time, të dëgjoja këshillën e tij dhe të largohesha. Kur u ndamë, ai më dha bllokun e tij, disa fotografi dhe tha: ‘Merri këto. Do të kujdesesh më mirë sesa unë për to. Do të shihemi, dashtë Zoti!”. Kjo Kjo ishte gjëja e fundit që tha.”

Ajo u kthye në Potocari afër Srebrenicës dhe të nesërmen forcat serbe e hipën në një nga autobusët që transportonin gra dhe fëmijë boshnjakë në Tuzla, e cila ishte nën kontrollin e Ushtrisë Boshnjake të udhëhequr nga boshnjakët.

Ajo kujton se në rrugën midis Bratunacit dhe Konjevic Poljes, kur autobusët ndaluan, ajo dëgjoi të shtëna në një vend të quajtur Kravicë dhe u ngrit nga vendi i saj për të parë se çfarë po ndodhte.

“Pashë shumë njerëz në anën e djathtë. U ngrita në këmbë me qëllim që të dilja dhe të mos vazhdoja më tej nëse do të shikoja ndonjë prej tyre”, tha ajo duke psherëtirë thellë.

Ajo e ka ende të vështirë të flasë për atë që i ndodhi burrit dhe vëllait të saj.

“Është shqetësuese, por po përpiqem të them sa më shumë që mundem. Është e vështirë, edhe pse kanë kaluar 25 vjet. Është gjithmonë e vështirë, jo vetëm sot”, tha ajo.

Familja dhe miqtë e Bowie-t kanë dëgjuar histori të ndryshme për atë që i ndodhi atij. Ata u thanë se ai ishte plagosur gjatë rrugës dhe u desh të ndalonte së ecuri. Motra e tij Selma tha se ajo kishte dëgjuar se ai u kishte thënë disa miqve, që gjithashtu po largoheshin që aty, të vazhdonin para sa të pushonte pak sepse i dhembnin këmbët.

Ajo që është e qartë është se ai u kap dhe u vra, si rreth 8,000 boshnjakë të tjerë nga Srebrenica që u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në një sërë masakrash në korrik 1995 që janë klasifikuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare.

Eshtrat e tij ishin thyer dhe u gjetën në dy varre të ndryshme – të njëjtat varre në të cilat u gjetën edhe eshtrat e babait të tij Fuadit.

Smajloviç tha se arkivoli i Bowie-t kishte numrin 501 – një numër simbolik, tha ai, sepse mikut të tij i pëlqenin xhinset Levi 501.

“Këto janë gjëra të çuditshme. Ndonjëherë je i lumtur që varros dikë, sepse kjo do të thotë se ata kanë gjetur paqe, e d se ku janë, ku mund të thuash një lutje për të vdekurit”, tha Smajloviç.

Ai mbajti magnetofonin e Bowie-t dhe kasetat që u gjetën në shtëpinë e tij pas gjenocidit, së bashku me një letër që shoku i tij i dërgoi atij në vitin 1994. Ai së fundmi i dhuroi ato në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, në mënyrë që ato të mund të ekspozohen aty.

“Misioni im është të sigurohem se ai nuk do të harrohet”, shpjegoi ai. “Unë them gjithmonë se nëpërmjet Samirit, mund të shohim të 8,371 viktimat e tjera.”

“Kam një parandjenjë të keqe”

Në shtator 1994, Samir Mehiç i dërgoi një letër shokut të tij Faruk Smajloviç:

“I dashur Faruk. Si jeni? Ti e di tashmë si janë gjërat dhe se çfarë do të të shkruaj. Ne jemi ende këtu. Sillemi rrotull në këtë rreth vetmie. Këto letra mund të përfundojnë ngado e mund të mos mbërrijnë në dorën tënde, por kjo s’ka rëndësi tani. absurditet në kohë absurde, trishtim në venat e mia. Po më këputen telat e kitarës dhe telat e vjetër janë këputur të gjithë tashmë. Nuk kam çfarë të bëj më në këto pasdite idiote, përveçse të merrem me pasionin tim.

Kjo është ana e mirë. këtu ka filluar të luajë një grup muzikor i ri. Luajnë kryesisht repertorin e grupit Absurd. Janë mjaftueshëm të rinj, kështu që mund të mësojnë të luajnë. Që të gjithë janë nga Srebrenica, njësoj si ne. I njeh që të gjithë. Dikur rrinin në radhën e parë të njerëzve gjatë koncerteve tona.  Ne ishim si modele për t’u ndjekur nga ata. Tani ata nuk mund ta besojnë që janë ulur me mua dhe unë po luaj për ta në dhomat e tyre. Flokët pothuajse më janë thinjur tani, por po rriten prapë. Nuk e di pse, por më duket sikur s’do të takohemi më kurrë. Kam një lloj parandjenje të keqe. Dhe e pata edhe ditën kur u larguat të gjithë, por shpresoj që… Epo, ku i dihet… Kujdesu për veten dhe bëji të fala të gjithëve atje. Do të mbetemi në kontakt.”

MASAKRA E SREBRENICËS

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco