Rudina Dembacaj humb njeriun më të  shtrenjtë: Lamtumirë diell zemre

Rudina Dembacaj humb njeriun më të shtrenjtë: Lamtumirë diell zemre

12:59, 08/07/2020
A+ Aa A-

Moderatorja Rudina Dembacaj ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë.

Pas disa kohësh në spital, babai i saj Rexhep Dembacaj është ndarë nga jeta.

Moderatorja bëri të ditur lajmin me anë të një postimin në rrjetet sociale.

Image

“I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumire diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj,”- shkroi Rudina Dembacaj, ndërsa e shoqëroi postimin me foton e të atit.

Në fund të muajit maj, moderatorja njoftoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndërsa katër ditë më parë, Rudina Dembacaj festoi ditëlindjen e saj. 

Moderatorja tregoi se ditëlindjen e saj do e kalonte tek dera e spitalit, ku ndodhej i shtruar babai i saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco