Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

 Romeon e ngatërruan sërish me Donaldin, por kësaj here puna ishte ndryshe

Romeon e ngatërruan sërish me Donaldin, por kësaj here puna ishte ndryshe

09:35, 08/07/2020
A+ Aa A-

Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani konfirmuan më në fund lidhjen e tyre të dashurisë, pas muajve të tërë si kryefjala e mediave.

Image

Në Instagram, ata ndanë foto të ëmbla me njëri-tjetrin dhe morën vëmendje të madhe nga publiku shqiptar.

Mirëpo, një ngatërresë e vogël ka ndodhur me Donaldin dhe vëllain e tij binjak, Romeon.

Kjo nuk është hera e parë që dy djemtë i ngatërrojnë me njëri-tjetrin dhe në lajmet që kanë qarkulluar në media, është ngatërruar fytyra e tyre.

Në vend të fotove të Donaldit janë vendosur foto të Romeos dhe puna kësaj here ishte me pak ndryshe, pasi siç thotë ky i fundit, nuk ka ndërmend të futet në sherre kot.

“Ai në foto nuk është Donaldi, ai në foto jam unë! Ju lutem ndryshojeni sepse na fusni në sherre kot. Ju lutem brenda mundësive, vendosni një foto të Donaldit. Faleminderit për mirëkuptimin, mirupafshim!”- tha aktori në video.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco