Ribashkohen ‘Lulet e vetmuara’, por njëra prej tyre pse mungonte?

Ribashkohen ‘Lulet e vetmuara’, por njëra prej tyre pse mungonte?

17:15, 07/07/2020
A+ Aa A-

Seriali “Lule të vetmuara” ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm gjatë viteve 2015-2018 kur u transmetua në Turqi dhe vazhdon të jetë shumë i ndjekur në vendet ku po transmetohet aktualisht, mes tyre edhe në Shqipëri.

Ky serial me një dramë të vërtetë jete tregon historinë e disa vajzave në jetimore dhe sfidat me të cilat ato përballen. Së fundmi aktoret e serialit, Songyl, Xhemre, Kader, Meral dhe Defne janë ritakuar. Vajzat kanë bërë një foto teksa u bashkuan në lokalin e Gokçe Akyildiz, e njohur si Songyl.

Aktoret duken të buzëqeshura dhe shumë të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës, por ra në sy mungesa e aktores Biran Damla Yilmaz e cila luan rolin e Ejlylit. Megjithatë nuk ka vend për dyshime rreth ndonjë zënke, pasi Biran Damla ndodhet me pushime dhe nuk ka mundur të bashkohet me koleget.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco