‘Arbana Osmani u tmerrua’ përgjigjen e deklaratës nuk ja dha moderatorja Evis Mulës por mikja e saj

‘Arbana Osmani u tmerrua’ përgjigjen e deklaratës nuk ja dha moderatorja Evis Mulës por mikja e saj

13:15, 07/07/2020

 Këngëtarja Evis Mula ka befasuar me deklaratën për moderatoren Arbana Osmani ditën e djeshme.

Ajo ishte e ftuar në “Wake up” dhe teksa u kthye pas në kohë, kur u përzgjodh si prezantuese e “Top Fest 1”, Evis Mula kujtoi duelin e ‘frikshëm’ me moderatoren.

Madje ajo shkoi më tej kur rrëfeu se Arbana ka gjetur mënyrën për t’i vënë stërkëmbëshin shumë vajzave të talentuara.

 “E kam, e kam kunjin me Arbanën dhe më vjen keq sepse kam përshtypjen se ka pasur shumë vajza të talentuara pas meje që ka gjetur mënyrën për t’i vënë një çikë stërkëmbëshin”, tha Evis.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e Arbanës, megjithatë moderatorja e njohur ka vendosur të tregohet si gjithmonë mjaft e rezervuar, duke mos i dhënë rëndësi.

Megjithatë për t’i dalë në mbrojtje mikes së saj mendon Xhemi Shehu mikja saj më e mirë.

“Në kërkim të një shoqeje të re”, shkruan Arbana krahas një fotoje me Xhemin, në formë shakaje.

“Evisi po të kërkonte”, ia kthen Xhemi duke shkaktuar me siguri mjaft të qeshura tek ata që e ndjekin.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco