Reperi i njohur shqiptar kapet me armë dhe dënohet

Reperi i njohur shqiptar kapet me armë dhe dënohet

12:55, 07/07/2020
A+ Aa A-

Reperi i njohur  Asdren Gjikolli i njohur me emrin artistik Gjiko është dënuar nga Gjykata e Pejës me 400 euro gjobë.

Sipas vendimit të shpallur ditën e sotme shumën prej 400 euro reperi duhet të paguajë në një afat prej 30 ditësh pasi vendimi është i formës së prerë.

Në rast të mos pagimit të gjobës ai duhet të bëjë burg.

Lidhur me këtë veprim të tij reperi ka shprehur pendesë raporton ‘Betimi për drejtësi’.

Në dispozitivin e parë të aktakuzës thuhet se Gjikolli, më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit 'Univers' në Pejë që është në pronësi të tij, në kundërshtim me ligjin ka qëlluar në ajër disa herë gjatë një feste familjare.

Arma Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal 9mm i është konfiskuar nga Policia e Kosovës, së bashku me dy karikator dhe një fishek me gas.

E gjithë kjo ka ardhë si pasojë e një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku reperi shihet duke shtënë në ajër.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco