Revoltohet Robert Berisha: Këngëtaret paguhen 15 mijë euro për 20 minuta playback

Revoltohet Robert Berisha: Këngëtaret paguhen 15 mijë euro për 20 minuta playback

20:21, 06/07/2020
A+ Aa A-

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar muzikanti Robert Berisha.

Teksa po flitej për këngët të ashtuquajtura moderne, e me përmbajtje banale në tekst, Roberti dha deklaratën e papritur dhe tha se këto këngëtarë paguhen deri në 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback (zë i regjistruar).

Ndërkohë më tej shtoi se ky këngëtar do të ketë 2 mijë persona që dëshirojnë ta ndjekin.

Sakaq, Roberti sugjeroi që në YouTube, publikimi i këtyre këngëve të ndërpritet, sepse ato ndiqen nga shumë të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco