Ndahet nga jeta ish lojtari i Juves në moshën 33 vjeçare, Chiellini: Do të na mungosh

Ndahet nga jeta ish lojtari i Juves në moshën 33 vjeçare, Chiellini: Do të na mungosh

12:27, 06/07/2020
A+ Aa A-

Bota e futbollit në Itali është në zi.

Giuseppe Rizza i cili bëntë pjesë në kategorinë e të rinjve në skuadrën e bardhezinjve ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare.

Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh për shkak të një aneurizëm në tru.

Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar.

Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetsore ku më pas erdhi dhe vdekja.

Shumë nga futbollistë të njohur shkruan në rrjete sociale për Giuseppen si Girogio Chiellini dhe Gianlugi Buffon.

Girogio Chiellini shkroi në Twitter: Ciao Peppino, do të na mungosh.

Ndërsa Buffon shkroi: Sonte është ndarë nga jeta Giusepper Rizza. Të gjitha ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët e tij.

Gjatë përvojës në bardh e zi, Rizza luajti edhe me Giovinco dhe Marchisio të cilët, menjëherë pas lajmit për shtrimin në spital i kanë qëndruar afër.

Dhe Francesco Totti i dërgoi një mesazh atij teksa ishte në spital në të cilën i thoshte:

'Të uroj fat. Dhe unë të rekomandoj të mos heqësh dorë dhe të shihemi së shpejti. Të përqafoj’.

Por Giuseppe nuk arriti të plotësojë deri në fund ëndrrën e tij duke lënë një boshllek jo vetëm për familjarët e tij por edhe për miqtë dhe shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco