Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Aktori i njohur ndërron jetë nga COVID-19 në moshën 41-vjeçare

Aktori i njohur ndërron jetë nga COVID-19 në moshën 41-vjeçare

09:38, 06/07/2020
A+ Aa A-

Aktori i njohur i Broaday dhe i televizionit Nick Cordero i cili kaloi muaj të tërë në kujdesin intesiv duke u trajtua për koronavirus dhe humbi dhe këmbën nga ndërlikimit ka ndërruar jetë.

Ishte gruaja e tij Amanda Kloots e cila dha lajmin e hidhur në Instagram.

‘Bashkëshorti i im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjës. Ai ishte rrethuar me dashuri nga familja e tij duke kënduar dhe duke u lutur ndërsa ai largohej butësishtë nga kjo tokë. Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë’ shkroi ndër të tjera Amanda. 

Ajo tha se ai kishte luftuar me sëmundjen për 95 ditë.

Pas gati tre javësh në një kujdes intesiv mjekët e z.Corderos u detyruan të amputojnë( presin) këmbëm e tij të djathtë sepse rrjedhja e gjakut ishte penguar nga një mpiksje një ndërlikim tjetër i rrezikshëm i koronavirusit.

Po sipas bashkëshortes së tij ai kishte humbur 29 kilogramë dhe nuk ishte në gjendje të fliste dhe të lëvizte deri në mes të qershorit.

Po kush ishte Nick Cordero?

Ai lindi në Kanada, Cordero u rrit në Hamilton, Ontario.

Në vitin 2014 ai u nominua për Tony Award  dhe Drama Desk Award për rolin e tij në “Bullets Over Broadway”, rol që e çoi atë në Theatre World Award dhe Outer Critics Circle Award.

Cordero do të mbahet mend për rolin e Earl, në prodhimin e Broadway të “Waitress”, si dhe rolin e Sonny në versionin muzikor të “A Bronx Tale” të Chazz Palminteri.

Cordero dhe Kloots, një trajnere e fitnesit, u zhvendosën në Los Angeles, ku luajti në “Rock of Ages” në vitin 2019.

Ai u takua me Kloots, kur ata të dy po performonin në “Bullets over Broadway” dhe u martuan në 2017-ën.

Përveç bashkëshortes, Cordero la pas djalin e tyre 1-vjeçar, Elvis.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco