Uauuu!/ Aktori turk bën veprimin që i befasoi të gjithë gjatë pushimeve

Uauuu!/ Aktori turk bën veprimin që i befasoi të gjithë gjatë pushimeve

23:31, 05/07/2020

Aktori turk Aras Bulut Iynemli ka fituar dashurinë e të gjithë publikut me rolet e tij në serialin “Çukur” dhe në filmin “Mrekullia në qelinë nr 7”. Aktori ka një rol mjaft pozitiv në seriale, por mesa duket ai është shpirt njeriu edhe në jetën reale.

 Veprimi i tij i fundit po komentohet gjatë në mediat turke. Aras Bulut ka nisur pushimet me të dashurën e tij Bige Onal dhe ndodhen në një hotel ku kanë paguar 50 mijë lira për 1 javë. Aktori u fotografua teksa lahej në det me të dashurën mirëpo punonjësit e hotelit vrapuan të ndalonin paparacët. Aras bëri veprimin e papritur duke i thënë punonjësve të mos i ndalojnë paparacët.

“Ata po bëjnë punën e tyre, mos i keqtrajtoni”, u tha aktori, duke vepruar ndryshe nga kolegët e tij të cilët shqetësohen sa herë fotografohen nga paparacët. “Ju keni një punë të vështirë, kini kujdes. Më lejoni t’ju qeras me një çaj”- u tha ai paparacëve.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco