Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Lori Hoxha tregon për ataket e panikut: Mund të dukem sikur po jetoja kohën më të mirë, por…

Lori Hoxha tregon për ataket e panikut: Mund të dukem sikur po jetoja kohën më të mirë, por…

20:16, 05/07/2020
A+ Aa A-

Lori Hoxha ka treguar gjithmonë me postimet e ndryshme pak nga rutina e saj e përditshme, por edhe udhëtimet në destinacionet më të bukura të botës. Megjithatë me postimin e fundit në ‘Instastory’ trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka treguar se jo gjithmonë gjërat janë ashtu siç duken në foto.

“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo ishte një nga periudhat më të vështira të ankthit në jetën time dhe të qenurit në një varkë më frikësoi pa masë sepse nuk kisha akses në spital dhe nëse vuani nga ankthi/paniku e kuptoni shumë mirë se për çfarë po flas”, ka shkruar Lori krah postimit duke treguar gjithashtu se nuk po shijonte asgjë dhe se asgjë nuk ishte ashtu siç dukej.

“Ne s’jemi ashtu si dukemi ose çfarë postojmë. Mund të dukem sikur po jetoja kohën më të mirë të jetës, por gjithë çfarë po kërkoja ishte pak qetësi”, ka pohuar Lori.

Kujtojmë se Hoxha ka folur dhe më parë për problemet me ankthin duke treguar se ka vendosur të shkëputet për një periudhë edhe nga rrjetet sociale duke vendosur parësor shëndetin mendor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco