Horoskopi javor 6-12 korrik: Ja cilët janë ditët më me pak dhe shumë fat

Horoskopi javor 6-12 korrik: Ja cilët janë ditët më me pak dhe shumë fat

10:35, 04/07/2020

Këtë javë një Hënë e bukur dhe me fat do të shkëlqejë në shenjën e Ujorit dhe ky është një lajm i mirë për të gjitha shenjat e ajrit.

Zbuloni me ne se çfarë kanë rezervuar yjet për ju këtë javë

Dashi: Favorizoni ndjenjat

I nderuar Dash këtë javë qielli favorizon ndjenjat për shenjën tuaj. Venera ndihmon çiftet për të forcuar bashkëveprimin dhe mirëkuptimin e tyre, ndërsa për beqarët premton takime interesante veçanërisht në fundjavë. Ndërsa përsa i përket fushës profesionale do të ketë një ngadalësim për shkak të një pozite jo të favorshme të Jupiterit dhe Mërkurit. Megjithatë Marsi në shenjë ju jep energji ti përballoni këto pengesa.

Demi: Ditët nervoze

I dashur Dem java juaj fillon me tre ditë paksa nervozë: të hënën, të martën dhe të mërkurën një Hënë në një pozitë të pafavorshme rrezikon që ju të humbni durimin me lehtësi. Çdo projekt që mund të keni ta filloni ditën e enjte kur mund të mbështeteni në një Hënë të bukur por edhe falë pozitës së favorshme të Jupiterit dhe Mërkurit të cilët janë të gatshëm t'ju japin lajme të mira dhe kënaqësi në vendin e punës. Suksesi i merituar po afrohet.

Binjakët: Lajm i mirë po vjen

Të nderuar Binjakë planeti Venus ka zgjedhur të qëndrojë në shenjën tuaj dhe këtë muaj: fati në sferën sentimentale sigurishtë që nuk do të dështojë. Jeta në çift është gjithnjë e më e qëndrueshme dhe e gatshme për të bërë plane konkrete. Edhe në vendin e punës lajme të mira do të vijnë, veçanërisht në fillim të javës kur keni një Hënë të shkëlqyeshme në anën tuaj. Ditët e  pushimit: E entje dhe e premte

Gaforrja: Më intuitiv se kurrë

E dashur Gaforre Mërkuri në lidhje ju bën më intuiv se kurrë: falë ndikimit të tij, aftësia juaj e lindur për të kuptuar të tjerët edhe të për tu bashkuar me ta do të theksohet, duke ju favorizuar në marrëdhënie ndërnjerëzore në familje, me miq ose në zyrë. E entja dhe e premtja do të jenë dy ditë veçanërisht të favorshëm për emocionet të ‘puthur’ nga një Hënë e bukur. Megjithatë një tension mund të lind në fundjavë.

Luani: Përballë Hënës

I dashur Luan java juaj fillon me tre ditë mjaft të ‘rënda’: të hënën, të martën dhe të mërkurën në fakt do të duhen të 'mbani në shpinë' një Hënë kundërshtare e cila mund t’ju bëjë nervoz dhe jo shumë tolerant. Ndërsa fundjava do të jetë shumë ndryshe: e shtuna dhe e djela do të jenë dy ditë plot emocion në të cilat Venera dhe Hëna do të punojnë së bashku për t’ju sjellë fatin në kontekstin e ndjenjave .Marsi i favorshëm ju ndihmon të rikuperoni energjinë.

Virgjëresha: Tensione në çift

E dashur Virgjëreshë qielli është rikthyer për t'ju dhënë buzëqeshje për sa i përket fushës profesionale: Mërkuri i favorshëm së bashku me Jupiterin dhe Saturnin janë të gatshëm të shpërblejnë të gjitha përpjeket e tuaja, duke ju ndihmuar të arrini rezultate të mira. Situata planetare nga pikëpamja e ndjenjave nuk është aq me fat. Venus vazhdon të jetë në një pozitë jo të favorshme duke sjellë grindje dhe tensione në jetën tuaj si çift.

Peshorja: Çfarë stresi

E nderuar Peshore java juaj ka të ngjarë të jetë pak e 'rëndë' në fushën profesionale. Hyrja e Marsit në kundërshtim- ku do të mbetet për disa muaj- së bashku me Jupiterin, Saturnin dhe Mërkurin e pafavorshëm krijon blloqe dhe ju bën të ndjeheni të lodhur dhe të stresuar. Për fat të mirë ju mund të mbështeteni në një Venus të bukur të gatshëm për t’ju dhuruar – të paktën në kontekstin e ndjenjave –emocione të bukura. Ditë e pushimet: e shtuna dhe e djela.

Akrepi: Në humor jo të mirë

I dashur Akrep java juaj fillon me tre ditë mjaft të tensionuara ( të hënë, të martën dhe të mërkurën) në të cilat një Hënë nervoze mund të ju sjell disa pengesa dhe humor jo të mirë. Mos u mërzisni pasi duke filluar nga e entja fati do t’ju buzëqesh veçanërisht në ambjentetet ku ju punoni. Dita e premte do të jetë veçanërishtë me fat.

Shigjetari: Forcë dhe energji

I dashur Shigjetar javë fillon me një Hënë të bukur dhe të gatshme për t'ju favorizuar në fillim të javës ( e hënë, e martë dhe e mërkurë) ditë në të cila mund t’ju vijnë supriza. Marsi më në fund i favorshëm ju jep energji dhe forcë për të reaguar në mënyrën më të mirë ndaj krizës sentimentale e cila për fat të keq ka zgjatur disa muaj. Ditët që duhet të keni kujdes janë e entja dhe e premtja kur mund të lind një tension midis jush dhe partnerit tuaj.

Bricjapi: Mos u dorëzoni

I dashur Bricjap rikthimi i Saturnit në shenjënë tuaj është gati të jap frytet por do të duhet akoma disa muaj për të arritur rezultatet e dëshiruar. Ndërkohë për fat të keq ju do të keni një Mars dhe Mërkur në kundërshtim gjë që do t'ju jap një kohë të vështirë. Energjia mund t'ju mungojë ju mund të gjeni disa pengesa më shumë në rrugën tuaj, por mos e humbisni shpresën: fitorja do të jetë e juaja në periudha afatgjate.

Ujori: Ditë romantike

I dashur Ujor java juaj fillon mirë për shkak të Hënës në lidhje me shenjën tuaj: të hënë, të martën dhe të mërkurën do të ndiheni të mbushur me energji, gjithashtu falë kthimit të Marsit të favorshëm do të keni mundësi rikuperoni kohën që keni humbur. Lajm i mirë dhe në frontin e ndjenjave: Venera është në anën tuaj dhe është e gatshme të mbrojë dhe të forcojë marrëdhënien tuaj. E shtuna dhe e djela në veçanti do të jenë dy ditë të mbushura me romanticitet.

Peshqit: Një rikuperim i shkëlqyer

Të dashur Peshq kjo do të jetë java e shërimit për shenjën tuaj. Hëna do të jetë në shenjën tuaj të enjten dhe të premten kur do të merrni disa lajme të mira. Sfera e punës favorizohet nga Jupiteri dhe Saturni mos kini frikë të bëni plane të mëdha. Ndërsa përsa i përket sferës sentimentale Venusi në një pozitë jo të favorshëm vazhdon t’ju jap kohë të vështira. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco