Ndahen e pajtohen, ç’po ndodh me martesën e ‘Kahramanit’? Flet bashkëshortja e tij

Ndahen e pajtohen, ç’po ndodh me martesën e ‘Kahramanit’? Flet bashkëshortja e tij

08:46, 04/07/2020
A+ Aa A-

Aktori turk Ozcan Deniz vazhdon të jetë në vëmendje të mediave turke për jetën e tij private.

Aktori dy vite më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me Feyza Aktan, por martesa e tyre nuk zgjati për shumë.

Vetëm pak kohë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, u përfol se Ozcan dhe Feyza i kishin dhënë fund martesës dhe kishin firmosur divorcin.

Mirëpo gjatë muajve të karantinës mediat turke raportuan se çifti ishte bashkuar dhe po jetonin së bashku.

Në këtë situatë, ka mbetur e paqartë nëse çifti janë vërtet bashkë apo jo.

Kështu gazetarët turq kanë pyetur bashkëshorten e aktorit e cila u fotografua nga paparacët teksa shkonte diku, e veshur me fustan xhinsi, shapka, çantë dhe maskë në fytyrë.

“A është e vërtetë që po jetoni bashkë me zotin Ozcan?”, e pyetën gazetarët Feyzan.

“Më duhet të shkoj diku”-u përgjigj ajo duke nxituar hapat dhe buzëqeshi.

Kujtojmë që aktori Ozcan Deniz u bë shumë i famshëm në vendin tonë me rolin e “Kahramanit”./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco