Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Këngëtarja e njohur falënderon të dashurin 7 vjet më të ri që nuk hoqi kurrë dorë nga ajo

Këngëtarja e njohur falënderon të dashurin 7 vjet më të ri që nuk hoqi kurrë dorë nga ajo

22:41, 03/07/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger i ka bërë një dedikim romantik të dashurit, Thom Evans me rastin e ditëlindjes së saj.

Ajo ka publikuar në Instagram disa foto, ku çifti shfaqen bashkë dhe duken shumë të qeshur.

Ndër të tjera, Nicole e falenderon partnerin për gëzimin dhe dashurinë e madhe që i dhuron.

“Faleminderit Zotit për një vit tjetër rreth diellit. Për një ditë të re, frymë të freskët në mushkëri dhe zemra ime duke rrahur më fortë se kurrë, unë jam shumë mirënjohëse. Faleminderit për gëzimin dhe dashurinë e madhe që jam në gjendje ta marr sot nga familja, miqtë dhe shumë njerëz në mbarë botën.

Faleminderit që ishe aq i mirë për mua dhe që nuk hoqe dorë kurrë nga unë, më ke treguar kuptimin e vërtetë të dashurisë, lumturisë dhe paqes, dhe unë jam përjetësisht mirënjohës”, shkruan këngëtarja.

Këngëtarja e “Pussycat Doll”, e cila mbush 42 vite jetë, së pari u takua me Thom, 35 vjeç, kur u shfaq në “X Factor”, tetorin e kaluar dhe filloi lidhjen një muaj më pas.

Kohët e fundit, romanca e çifti është bërë edhe më serioze, pasi Nicole javën e kaluar u njoh me prindërit e partnerit, Biran dhe Sally, në Portugali.

View this post on Instagram

A Birthday Prayer Of Gratitude • Thank you God for another year around the sun. For a new day, fresh breath in my lungs and my heart beating stronger than ever, I am so grateful. Thank you for your grace and this unexpected gift of time. Thank you for the joy and overwhelming love I am able to receive today from family, friends and so many around the world. Thank you for being so good to me and for never giving up on me, you’ve shown me the true meaning of love, happiness & peace, and I am eternally grateful. Your little Nicole xo • It’s so important to take time to reflect on how fortunate and blessed we are, now more so than ever. Hold on, don’t lose faith. God is good.

A post shared by Nicole Scherzinger (@nicolescherzinger) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco