Tani që mësuam lidhjen familjare të Albës dhe Isidës, kuptuam sekretin e pazbuluar të balerinave

Tani që mësuam lidhjen familjare të Albës dhe Isidës, kuptuam sekretin e pazbuluar të balerinave

16:37, 03/07/2020
A+ Aa A-

Nëse nuk ju ka shpëtuar nga vëmendja, Alba Hoxha dhe Isida Mollaymeri postojnë vazhdimisht foto bashkë. Por nuk paskan qenë thjesht kolege dhe balerina, mikesha që veç profesionit, ndajnë edhe kohën e lirë me njëra-tjetrën. Veç këtyre, kanë edhe një lidhje familjare, të cilën e kanë zbuluar vetëm pak kohë më parë…

Ishte sërish “Rudina”, programi i pasdites në Tv Klan, ai që pati të ftuar pak javë më parë balerinën Isida Mollaymeri. Kushërira e saj, balerina dhe prezantuesja e motit në Tv Klan, Alba Hoxha, postoi një video me shkrimin: ‘Kushërira ime’.

Image

Kaq u desh që lajmi të qarkullonte shpejt. Deri në atë kohë, askush nuk e kishte ditur që Alba dhe Isida kanë lidhje gjaku.

Vetëm këtë të martë, dy balerinat zbuluan se këtë marrëdhënie të tyre ato e kanë mbajtur qëllimisht të fshehtë. Madje, është Isida ajo (si më e madhe) që nuk ka dashur që Alba të njihej si kushërira e saj dhe këtë, ajo e ka shpjeguar përse.

“Jemi shumë të lidhura, por duke qenë se unë jam më e madhja, këtë vendimin që mos ta përhapnim, e kam vendosur unë. Unë jam gjithmonë shumë rebele dhe kur kam parë njerëz të tjerë që thonë “kjo është goca e tij”, nuk më pëlqen që të vihen epitete si “Alba e Isidës”. Këtë e kam vendosur në momentin e parë që Alba ka ardhur në teatër, sepse e shikoja që të gjithë thonin “Alba e Isidës”,- tregoi balerina.

Image

Ndërsa Alba, në fakt, e ndien veten të përkëdhelur: “Kushërira e Isidës”, kam qenë gjithmonë ajo e përkëdhelura. Kur shkoja në teatër, hapuni se erdhi kushërira e Isidës".

Por Isida, si më e madhe, e kishte kuptuar që, nëse Alba kërkonte një sukses të sajin, nuk mund ta niste karrierën si kushërirë e saj: “Para 9-vjetësh, është bërë “Ëndrra e një nate vere”. Unë kam qenë solistja e parë, ndërsa Alba ishte protagoniste me gocat. Unë e dashuroja që Alba të vinte në teatër, pavarësisht se Alba vendosi për televizionin. Edhe unë nuk doja kurrë që t’i ngelte nofka “Alba e Isidës”.

Jo më kot, sot, Isida është Isida, ndërsa Alba është Alba. Asnjërën nuk e njohim falë tjetrës, kështu që nuk ka më vend për ta mbajtur të fshehtë sekretin që, për të mirën e tyre, e la secilën në rrugën e vet./Class/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco