Marina i përgatit suprizë speciale Getit me rastin e ditëlindjes, ja sa vjeç mbush reperi

Marina i përgatit suprizë speciale Getit me rastin e ditëlindjes, ja sa vjeç mbush reperi

10:33, 03/07/2020
A+ Aa A-

Marina Vjollca ka surprizuar bashkëshortin e saj Getoar Selimi për ditëlindje mesnatën e kaluar!

Dhe në mesin e suksesit të madh të këngës së re “Zhytem” nuk mund të mungonte festa e ditëlindjes!

Ka qenë Getoari ai i cili ka publikuar disa pamje nga festa që iu bë dje surprizë nga partnerja e tij Marina, e cila i kishte përgatitur edhe një tortë të veçantë.

Geti i mbështetur në një shishe shampanje me gotën në dorë, një pamje gati e njëjtë me atë që shfaqet në klipin e ri me Majk.

Në tortë shkruhet titulli i këngës “Je t’aime” dhe urimi i ëmbël “edhe 100 dashuri”!

“Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime”, shkruan Getoari në postim.

Dhe për të gjithë kuriozët sot Getoar Selimi feston 38 vjetorin. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

???? thnx per kete torte te mrekullushme my love @marina_vjollca

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco