Merrni shembull! Kanye i bëri Kim-it dhuratën më të lirë, por njëkohësisht shumë domethënëse

Merrni shembull! Kanye i bëri Kim-it dhuratën më të lirë, por njëkohësisht shumë domethënëse

23:52, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kim Kardashian dhe Kanye West janë shumë shumë të pasur.

Janë aq të pasur sa kanë një shtëpi gjigante që kushton 60 mijë dollarë dhe e kanë shndërruar në një muze “të braktisur”.

Janë aq të pasur sa mbushën një dhomë me trëndafila dhe Kenny G luante vetëm për ta.

 

 

Janë të pasur dhe s’ka më dyshime, sepse Kim sapo shiti 20% të kompanisë së saj të make up-it dhe u shndërrua në një miliardere.

Dhe ç’duhet të bëjë në këtë rast bashkëshorti i saj? Sigurisht një urim dhe një dhuratë. Por çfarë mund t’i dhurosh një miliardereje?

Me siguri po mendoni për dhuratat më luksoze dhe të shrenjta, por jo! Kësaj radhe Kanye i ka bërë dhuratën më modeste, por më kuptimplotë që kemi parë.

Ai i ka dhuruar një domate jeshile, një domate qershi dhe disa lule. Reperi e ka shoqëruar dhuratën me një urim, ku shkroi:

“Jam shumë krenar për bashkëshorten time të bukur, Kim Kardashian West, e cila u bë zyrtarisht një miliardere. Ke përballuar stuhitë më të vështira dhe tani Zoti po ndriçon ty dhe familjen tonë. Shumë i bekuar për jetën, prandaj të bëra këtë dhuratë. Të duam shumë!”

Pra, sipas Kanye-s, fotoja është një simbol i jetës dhe vazhdimësisë së saj.

Sa detajist!

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco