Blero: Shaci t’ka bo shpi o shqiptar, lypni tash shacit

Blero: Shaci t’ka bo shpi o shqiptar, lypni tash shacit

21:00, 02/07/2020
A+ Aa A-

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka qenë shpeshë temë diskutimi se a duhet apo jo të vijnë.

Madje, ata shpesh i kanë quajtur edhe “shaca” emërtim ky që mërgata disaherë e kanë marrë edhe si ofendim, shkruan Syri Kosova.

Por, siç duket, për shkak të Covid19,  gjysma prej tyre s’po munden të vijnë.

Mungesën e tyre e ka ndier edhe këngëtari Blero pasi gjatë një shëtitje në Prishtinë me vajzën e tij e ka vënë re se kryeqyteti ishte i zbrazët.

Madje Blero thekson se kjo po ndodh për shkak të paragjykimeve që gjithmonë kanë qenë prezente.

“Sot dola me çikën pak në qytetin tonë të dashtun, Prishtinë dhe definitivisht një tmerr i vërtetë pa mërgat! Dmth 1 korrik dhe ska shenj jete askund. Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë!!! Na kemi faj sepse nuk ju kemi përbajt rregullave. Tash urdhroni vllazni e motra një verë pa mërgat. Pa koment”, u shpreh Blero.

“Në fakt mirë na u ka bo se “thojshim” qe shaci…- Po shaci tka bo shpi o shiptar- tash lypni shacat. P.s në momentin kur e humb ja din vlerën. Kurr mos paragjyko”, ka përfunduar këngëtari.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco