‘Serhan’ po pret të bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e foshnjës

‘Serhan’ po pret të bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e foshnjës

20:24, 02/07/2020
A+ Aa A-

Aktori turk Mert Firat do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Ai po pret me emocion që bashkëshortja e tij, Idil të sjellë në jetë fëmijën e tyre. Aktori 39-vjeçar e ka dhënë vetë lajmin e bukur me një postim në Instagram pak kohë më parë.

“Dëshironim t’jua jepnim lajmin në një ditë më të rëndësishme dhe të qetë, por fati deshi t’jua themi në një kohë karantine. Po presim një fëmijë. Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur. Shumë faleminderit për urimet tuaja”, - shkruajti aktori.

Së fundmi mediat turke kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës që do vijë në jetë. Sipas burimeve nga mediat turke, Mert Firat do të bëhet baba i një djali. Aktori u bë shumë i njohur në Shqipëri me rolin e Serhanit në serialin “Vrasje të vogla”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco