3 rregullat e hekurta që William dhe Kate kanë vendosur për fëmijët e tyre

3 rregullat e hekurta që William dhe Kate kanë vendosur për fëmijët e tyre

18:00, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kate dhe William mund të jenë anëtarë të familjes më të famshme mbretërore, por në radhë të parë janë mama dhe baba: janë në fakt përindër shumë prezentë dhe me një qasje shumë praktike në edukimin dhe rritjen e fëmijëve.

Dhe si prindër kanë disa rregulla (shumë të zakonta) që fëmijët e tyre nuk i anashkalojnë.

Është e ndaluar të ulërasësh

Një burim ka treguar për ‘The Sun’ se për George, Charlotte dhe Louis “të ulërasësh është e ndaluar, në çdo lloj situate”. Edhe vetë Ëilliam dhe Kate e kanë adoptuar këtë rregull, në mënyrë që t’u japin një shembull të mirë fëmijëve.

Askush nuk shkon në shtrat i nxehur

Fëmijët janë të inkurajuar të diskutojnë për atë çka i shqetëson, por në mënyrë konstruktive. Fëmijët shprehin shqetësimet e tyre për lëndët shkollore, leksionet e notit, baletit apo fëmijët që vuajnë nga uria në botë. Dhe për të gjetur zgjidhje ata diskutojnë me mamin dhe babin. Nëse dikush rebelohet, shkon në ‘chat stofa’ (divanin e bisedave), ku fëmijët reflektojnë për gabimet e tyre. Të dy prindërit përpiqen gjithmonë të jenë të bashkuar në zgjedhjet përballë fëmijëve të tyre. Dhe sigurohen që gjthmonë t’i zgjidhin problemet në mënyrë që askush të mos shkojë në shtrat i zemëruar. Sipas këtij burimi, ky është sekreti i tyre për familje të lumtur.

Mund të shohin TV vetëm pas çajit

Që kur ka filluar karantina, familja Cambridge qëndron në shtëpinë e tyre në Norfolk dhe ka gjetur një rutinë të re e cila parashikon të shihet televizor vetëm pasi fëmijët kanë pirë çajin. Mes programeve të tyre të preferuara janë ‘Peppa Pig’, kartonat e Disney Channel dhe Andy’s Aventure.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco