Ronaldo me stil flokësh si Cuadrado

Ronaldo me stil flokësh si Cuadrado

23:35, 01/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë këtij sezoni, Cristiano Ronaldo ka tërhequr interesimin e fansave dhe faqeve rozë përmes stilit të tij të flokëve.

Superylli portugez vendosi që ta ndryshonte dukjen e tij, ashtu që i rriti flokët duke u veçuar me modelin e samurajit.

Mirëpo, kohë pas kohë 35-vjeçari nuk heziton të bëjë stile të ndryshme, ndërsa disa prej tyre i ndan me ndjekësit në Instagram.

Në këtë rrjet social, Ronaldo numëron mbi 227 milionë ndjekës, ndërsa së fundmi e ka publikuar një fotografi me bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Juan Cuadrado.

Kolumbiani është i njohur për modelin e tij të flokëve, ndërsa CR7 kësaj radhe ka zgjedhur t’i bëjë flokët si ai.

“Çfarë mendoni për dukjen time, sikur vëllai im, Panita?!”, ka shkruar portugezi duke iu referuar Cuadrados.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco