Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kënga e Mozzik me tekst banal thyen rekord klikimesh, reagimi Elton Dedës ju lë pa fjalë

Kënga e Mozzik me tekst banal thyen rekord klikimesh, reagimi Elton Dedës ju lë pa fjalë

20:13, 01/07/2020
A+ Aa A-

Vetëm 4 ditë nga publikimi, kënga “Madonna” e Mozzik ka arritur të grumbullojë mbi 5,6 milionë klikime. Një “sukses” i tillë të bën kurioz ta dëgjosh. Por që kur dëgjon fjalët e para të këngës, pendohesh për klikimin që i ke shtuar.

Që t’jua bëjmë paksa më të qartë nëse nuk e keni dëgjuar, ose nëse e keni dëgjuar, por s’keni kuptuar asgjë, Mozzik thotë:

U ta hongsha piii, raki deri sa sen s’di mo, oh

E ti ma hongsh mu kaaa-tastrof

Uh shit jom pi bro

Veç te fjala karakter për ty janë veç tri shkronja

Besojmë se mjafton që të kuptoni si vazhdon teksti.

Pas kësaj kënge ka reaguar edhe Elton Deda, i cili nënvizon faktin se shumica e këngëve që qarkullojnë janë vulgare dhe se duhet të ndryshojmë modelin që po ndjekim.

Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore. Shumë pak synojnë për të pasur këngët e tyre origjinale, të kompozuara për ata. Në përgjithësi këndojë covera, hiq dy-tre prej tyre.

Tregu është i mbingopur. Përditë vijnë dhe përditë ikin, duket se jemi një komb që na pëlqen të këndojmë. Gjejnë një model dhe i qepen atij modeli. Duhet hequr kjo gjë. Rrimë ngjitur me një model dhe vetëm përsëritet e përsëritet. Artistë me A të madhe kemi pasur goxha dhe nga viti në vit fillojnë e pakësohen. Është fenomen shqetësues. Duhet të ndryshojmë mentalitet, të ndërgjegjësohemi se ka gjëra të reja në këtë botë. Kemi gjetur model shumë të keq ky është problem. Këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, është si turke e përzier me ottoman. Nuk është e mirë nëse duam shohim civilizimin perëndimor,”- u shpreh këngëtari.

Nëse jeni kuriozë si vazhdon teksti i këngës “Madonna”, ja ku e keni. Por mos prisni të kuptoni ndonjë gjë të madhe, e as të nxirrini ndonjë mesazh.

U ta hongsha piii, raki deri sa sen s’di mo, oh

E ti ma hongsh mu kaaa-tastrof

Uh shit jom pi bro

Veç te fjala karakter për ty janë veç tri shkronja

Bad daddy, yeah me mu nuk ka lojna

Qa osht mu bo e din e bojna

E për nesër kurgjo s’lojna

Ajo sa n’Prishtinë, sa n’Tiranë, ajo

M’jep gji (ajo) e thirri nanë ajo

Nji ditë kesh (ajo), nji ditë kan ajo

Mu m’zhvesh (ajo) edhe m’lan

Me to luj si llastik-stik, thoba saj si jastik-stik

E kom besnike e m’ka besnik-snik

Sum bon snitch, yeah kurrë si bona snitch-snitch

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Gjon nikollaj 04/07/2020 21:41

Po' Elton deden nuk e fton njeri neper diskoteka, kujt nuk I pelqen Mos ta degjoje

Une01/07/2020 20:40

Mjere ne per gjuhen shqipe qe e kane transformuar ne ate pike qe kenget qe publikojne , ata qe i degjojne nuk arrine ti kuptojne.

Shto koment

Denonco