Banusë i dështon plani, Ekrem dhe Selin e lënë me gisht në gojë, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Banusë i dështon plani, Ekrem dhe Selin e lënë me gisht në gojë, nesër në ‘Lule të vetmuara’

18:51, 01/07/2020
A+ Aa A-

Xhemre dëgjon hallën e saj duke folur për planin e thurur por nuk arrin ta mësojë të vërtetën. Mesude dhe Kemal përballen me njëri-tjetrin në sallën e gjyqit. Ejlyl gëzohet që nëna e saj më në fund do të ndahet nga Kemali.

Songyl dhe Kader vihen në kërkim të së vërtetës rreth natës kur Xhemre dyshon se ka vrarë Nazanin. Vajzat i tregojnë Xhemres se është e pafajshme dhe nuk ka asnjë dëshmitar që e ka parë atë natë. Emel vazhdon ta çmendë Xhemrenë duke e bërë fajtore.

Banu shkon në shtëpinë e Ekremit dhe i thotë atij dhe Selinit se ajo nuk e ka abortuar foshnjën. Ajo e kërcënon Ekremin se do të vërtetojë atësinë e fëmijës dhe do të hapë gjyq për t’i marrë pasurinë. Mirëpo shumë shpejt planet e Banus dështojnë.

Selin i tregon Banus se Ekrem tani nuk ka më asnjë para pasi pasurinë e tij ia ka kaluar bashkëshortes. Meral mëson më shumë informacion për Ihsanin duke punuar në shtëpinë e tij. Mesude ndahet nga Kemali./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco