Thanë se janë ndarë, ‘Sarpi’ kapet mat me të dashurën gjatë pushimeve

Thanë se janë ndarë, ‘Sarpi’ kapet mat me të dashurën gjatë pushimeve

23:50, 30/06/2020

Aktori turk Çagatay Ulusoy prej vitesh tashmë është në një lidhje me aktoren Duygu Sarisin. Dyshja ka qenë dhe vazhdon të jetë shpesh në vëmendje të portaleve turke dhe sidomos së fundmi pas lajmeve për ndarje. Portalet turke shkruanin se Çagaty dhe Duygu i kishin dhënë fund lidhjes së tyre gjatë karantinës, mirëpo mesa duket këto lajme nuk kanë qenë të vërteta.

Dyshja janë ende bashkë dhe duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Së fundmi ata janë fotografuar nga paparacët gjatë pushimeve. Çifti hipën në një varkë për të peshkuar, pasi siç dihet Çagatay e adhuron peshkimin.

Aktori mesa duket ka mësuar edhe partneren të peshkojë dhe Duygu u pa duke u përpjekur të kapte peshq teksa aktori e udhëzonte. Çagatay ra në sy me pamjen e tij të re. Aktori ka rritur mjekrën dhe flokët për rolin e tij të ri në serialin “Barbaros”. Çagatay do nisë xhirimet për këtë serial në korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco