Kishte të njëjtën histori si në serial, “Seher” rrëfen ngjarjen me taksistin që i ka mbetur në mendje

Kishte të njëjtën histori si në serial, “Seher” rrëfen ngjarjen me taksistin që i ka mbetur në mendje

21:51, 30/06/2020
A+ Aa A-

Gokçe Yanardag është një nga aktoret më të njohura ta kinematografisë turke. Ajo ka luajtur në shumë filma e seriale, por një nga rolet më të spikatur ka qenë në serialin “Lule të vetmuara” i cili po transmetohet edhe në TV Klan. Në një intervistë, Gokçe Yanardag ka treguar se këtë rol e ka pranuar menjëherë pasi i ka pëlqyer.

“Me pëlqeu shumë karakteri kur lexova skenarin dhe e pranova menjëherë. Nuk e kam parë serialin para se të bëhesha pjesë e tij pasi po punoja në një projekt konkurrent. Por nuk u desh shumë punë për të më bindur sepse mu duk projekt shumë i mirë”-tha aktorja.

Ajo tregoi edhe një rast që i ka mbetur në mendje kur një taksist i kishte thënë se e ndjek serialin pasi ka kaluar të njëjtën histori në jetimore. “Një taksist më tha që e ndiqte serialin dhe unë e pyeta nëse e ndjek për shkak të bashkëshortes. Ai më tha “Jo unë e shikoj sepse është histori e vërtetë. E kam kaluar vetë”-tregoi aktorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco