Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Pasi të shihni tatuazhin e Adrolës dhe Kristinës do të pendoheni që s'keni bërë të njëjtën gjë me shoqen e ngushtë

Pasi të shihni tatuazhin e Adrolës dhe Kristinës do të pendoheni që s'keni bërë të njëjtën gjë me shoqen e ngushtë

23:16, 29/06/2020
A+ Aa A-

Kur qëndron shumë me një person, thuhet se merr hijen e saj, apo të tij. Kjo në fakt ka ndodhur edhe me dy vajzat e njohura Adrola Dushi dhe Kristina Baki. Dy bukuroshet janë mikesha të ngushta prej vitesh, dhe kur Adrola është në Tiranë ato të dyja janë me patjetër së bashku. Po të shikoni në profilin e vajzave në Instagram, me siguri do të gjeni shumë foto të tyre si një dyshe binjakesh, por tashmë i bashkon edhe një detaj tjetër: një tatuazh të përbashkët në të njëjtin vend.

Dy modelet e njohura, janë shoqe të ngushta prej 8 vitesh dhe për të festuar këtë miqësi kanë vendosur të bëjnë diçka speciale. Siç shihet në foto vajzat, kanë zgjedhur të shënojnë vitin (2012) në mënyrën më minimaliste të mundshme në krah.

“Nga ku filloi gjithçka”, ka shkruar Adrola krah postimit ku shihet e qeshur me Kristinën.

Vajzat shihen kudo së bashku, që nga sfilatat e modës e deri tek momentet e ndryshme të ditës. Miqësia e tyre shumëvjeçare me njëra-tjetrën ka nisur në daljet e tyre të para përballë publikut në fushën e modelingut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco