Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Xhemre tregon se ka vrarë Nazanin, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Xhemre tregon se ka vrarë Nazanin, nesër në ‘Lule të vetmuara’

20:04, 29/06/2020
A+ Aa A-

Nazan pëpiqet të arratiset nga shtëpia ku mbahet e mbyllur por nuk arrin dot të shpëtojë. Xhemre vazhdon të vuajë dhe mendon t’i tregojë Songylit dhe Kaderit çfarë ka ndodhur. Ejlyl akuzon Emelin se po e mban mbyllur Xhemren me një qëllim.

Meral kërkon punë në shtëpinë e Ihsanit me planin për tu hakmarrë për vrasjen e të ëmës. Songyl debaton me Meralin për këtë çështje. Neriman për të shpëtuar veten nga përgjegjësitë i tregon Selinit se Banu nuk e ka abortuar foshnjën.

Mesude përballet me gruan e re të Kemalit dhe zihet me të. Xhemre i tregon Ejlylit se ajo ka vrarë Nazanin dhe nuk mund të përballet dot me Serkanin për këtë arsye. Ejlyl tronditet kur e dëgjon këtë. Emel shqetësohet se Xhemre ka treguar gjithçka kur nuk e gjen atë në shtëpi./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco