#Nretrospektivë, ‘era’ që i solli ndryshimin Era Istrefit

#Nretrospektivë, ‘era’ që i solli ndryshimin Era Istrefit

18:46, 29/06/2020
A+ Aa A-

Era Istrefi karrierën muzikore e nisi para disa vitesh.

Që në fillim, ajo vëmendje mori për shkak se ishte Nora Istrefi, por, për gjithë këtë periudhë kohore ajo e formoi emrin e saj, duke u bërë më e suksesshme se vet Nora, si në aspektin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

Ndonëse në fillim një vajzë dosido në stil, Era më vonë bëri ndryshime e transformime, të cilat u bënë inspirim për shumë emra e vajza tjera.

#Nretrospektivë nga Syri.net Kosova, sjell këtë të hënë ndryshimin e Erës.

Ishte viti 2014 ku Era doli para publikut me këngën “Mani për Money” dhe u pa një vajzë me jo shumë dallime prej kolegeve të saj.

Image

Por, më pas, te kënga ‘E dehun’, Era erdhi komplet ndryshe.

Me flokët ‘Dreadlock’, me një stil unik të përzierë me atë tradicional, madje, edhe me një grim krejt të veçantë, Era bëri të flitet për të.

Image

Duke mos i qëndruar shumë besnike të qenit bionde, edhe pse ‘Dreadlock’ Era flokët i leu ngjyrë rozë dhe dukej shumë e bukur.

Image

Mirëpo, ‘përmbytja’ e kësaj bukurie doli kur u zbulua fakti se Era kishte operacione plastike.

Publikimi i një fotografie në kohën kur ajo ishte në gjimnaz, bëri të shihen dallime të qarta se në fytyrën e Erës rol ka luajtur brisku i kirurgut plastik.

Dallimi më i madh është në buzë, mollëza e hundë.

Image

Sidoqoftë, kjo gjë nuk e ndaloi  Erën në eksperimentin e pamjes së saj.

Këngëtarja hoqi ‘dreadlockat’ në flokë dhe eksperimentoi me ngjyra të ndryshme, gjë të cilën e bën akoma.

Image

Në kohën kur e publikoi hitin më të madh të saj ‘BonBon’, Era e kishte veshur një xhup që u bë IN në atë kohë, xhup ky që akoma e identifikon këngëtaren.

Image

Sidoqoftë, edhe në këto ditë të fundit, Era po vazhdon të eksperimentoj ngjyrën e flokëve, herë të bardhë, kafe apo të zezë.

View this post on Instagram

Oh sa mire me kon une ????♥?????????????

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

View this post on Instagram

Flame prince$$

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

View this post on Instagram

2k18 ????

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco