Horoskopi javor 29 qershor- 5 korrik/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat

Horoskopi javor 29 qershor- 5 korrik/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat

14:15, 29/06/2020
A+ Aa A-

Këtë javë planeti Mars do të braktis shenjën e Peshqëve për të hyrë në atë të Dashit në një tranzit të gjatë që do të zgjatë gjatë gjithë vitit 2020.

E në lidhje me këtë kalim të planetit të Marsit në shenjën e Dashit ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju këtë javë.

Dashi: Mirëseerdhe Mars!

I dashur Dash duke filluar që sot Marsi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të mbetet për të gjtihë vitin 2020. Do të jetë një periudhë me forcë të madhe për ju: ky planet i cili gjen lartësinë e tij në shenjën tuaj do t’ju jap energji dhe kombinime të pashembullt , askush nuk mund t’ju ndaloj. Kjo javë do të jetë gjithashtu e favorshme dhe përsa i përket ndjenjave, falë një Venusi të bukur që do t'ju sjell fat veçanërisht të enjten dhe të premten.

Demi: Lajm i mirë në punë

I dashur Dem më në fund duke filluar që nga e mërkura planeti Saturn do të kthehet në shenjën e Bricjapit duke ju dhënë përsëri paqe. Periudha tjetër do të jetë e favorshme sidomos për fushën e punës: Jupiteri dhe Mërkuri nga ana e juaj do t'ju ndihmojë të mbyllni një marrëveshje ose të gjeni mundësinë që po kërkoni. Ndërsa ditët më stresante për ju do të jetë e marta dhe e mërkura pasi Hëna është në kundërshtim me shenjën tuaj.

Binjakët: Hëna në kundërshtim

I dashur Binjak më në fund këtë javë planeti Mars do të ndalojë të qënit i pafavorshëm për shenjën tuaj: do të ndiheni përsëri energjik dhe më pak stresues, do të gjeni forcën tuaj ( të brendshme dhe fizike) për të filluar me veten një sfidë të re.Vëmëndje për ditët e enjte dhe të premten kur Hëna është në kundërshtim me shenjën tujaj dhe mund të krijojë disa keqkuptime. Ndërsa fundjava për ju do ti takojë një romance të zjarrtë nga e cila do të lind një pasion i ri

Gaforre: Saturni kthehet kundër

E dashur Gaforre për fat të keq këtë javë duke filluar nga e mërkura planeti Saturn do të kthehet në kundërshtim me shenjën tuaj. Projektet tuaja mund të ngadalësohen dhe në përgjithësi do t'ju duhet të djersiteni më shumë për të marrë atë që dëshironi por jo që nuk do ta merrni. Ndërkohë ju mund të mbështeteni në lidhjen e Mërkurit të gatshëm për t’ju dhënë takime dhe kontakte të reja që mund të jenë të dobishme.

Luani: Një psherëtimë lehtësimi

I dashur Luan më në fund mund të marrësh frymë. Duke filluar nga e mërkura planeti Saturn nuk do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj. Kjo do të thotë që në muajt e ardhshëm pak nga pak do të keni mundësinë të fitoni kohën e humbur dhe të konsolidoni gjithçka që keni fituar deri tani. Edhe planeti Mars këtë javë do t'ju ktheje buzëqeshjen  duke ju bërë më të fortë dhe rrezatues se kurrë, gati për arritje.

Virgjëresha: Energjia është kthyer

E dashur Virgjëreshë këtë javë më në fund duke filluar që nga sot planeti Mars nuk do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj.Do të ndiheni menjëherë më pak të lodhur dhe të stresuar duke rikuperuar në pak kohë energjinë dhe formën fizike që keni humbur së fundmi. Lajmi i mirë dhe për frontin e punë falë një Saturni i cili kthehet t’ju favorizojë. Ndërsa përsa i përket fushës së ndjenjave Venera e cila është sërish e pafavorshme për shenjën tuaj do t'ju krijojë tensione në dashuri.

Peshorja: Marsi përballë

E dashur Peshore për fat të keq këtë javë planeti Mars do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe lajmi i keq është që ai do të jetë i tillë përgjatë gjithë vitit 2020. Në muajt në vazhdim do të jeni të lodhur si fizikisht dhe mendërisht por kjo nuk do tëthotë që ju nuk do të fitoni betejat e tuaja gjithësesi: thjesht do të duhet të bëni pak më shumë përpjeke. Megjithatë keni një fat të garantuar në dashuri: Është kohë e mirë për të kaluar pak më shumë kohë në shtrat.

Akrepi: Javë më fat

I dashur Akrep qielli po ju buzëqesh këtë javë. Duke filluar nga e mërkura planeti Saturn do të ktheht në anën tuaj duke ju lehtësuar arritjet e qëllimeve tuaja veçanërisht ato profesionale. Në punë në fakt ju do të mbështeteni dhe për shkak se Jupiteri dhe Mërkuri që janë në favorin tuaj.

Shigjetari: Javë force

I dashur Shigjetar këtë javë më në fund ju mund të merrni frymë: Venusi për fat të keq do të mbetet në kundërshtim me shenjën tuaj por të paktën planeti Mars do të ndalojë të mos ju dëmtojë dhe të veproj në anën tuaj duke ju dhënë shumë forcë dhe energji shtesë. Lajmet e mira mund të vijnë veçanërisht në vendin e punës midis të enjtes dhe të premtes ditë në të cilat mund të mbështeteni në një Hënë të shkëlqyeshme në lidhje.

Bricjapi: Saturni kthehet tek ju

I dashur Bricjap këtë javë do të duhet të merrni një lajm të mirë dhe të keq. Lajmi i mirë është se planeti Saturn- duke filluar nga e mërkura – do të kthehte në shenjë ntuaj duke ju përgatitur për pjesën e dytë të vitit në të cilin do të keni mundësi të korrni të gjitha rezultatet e asaj që keni mbjellur në pjesën e parë. Lajmi i keq është se planeti Mars do të marr një pozicion jo të favorshëm për shenjën tuaj  i cili do t'ju sjell shumë stres dhe lodhje.

Ujori: Qiell i favorshëm

I dashur Ujor këtë javë planeti Saturn do të braktisë shenjën tuaj për t’u rikthyer në atë të Bricjapit: mos u shqetësoni di t'ju kthehte në 2021 i gatshëm të revolucionarizojë jetën tuaj. Ndërkohë shijojeni këtë qiell të favorshëm për projekte dhe ide të reja në dashuri. Venusi ju ndihmon të forconi marrëdhënien tuaj dhe ju bën që ju dhe partneri i juaj të jeni më bashkëpunues. Vëmëndje vetëm për ditët pakas nervoze: e enjte dhe e premte.

Peshqit: Mirupafshim Mars

Të dashur Peshq këtë javë planet Mars do të braktisë shenjën tuaj për tu zhvendosur në atë të Dashit: mos u shqetësoni se do të vazhdoni të ndjeni  të gjithë forcën dhe energjinë e saj. Mërkuri i favorshëm së bashku me Jupiterin dhe Saturnin në anën tuaj do t'ju ndihmojë në fushën e punës ku mund të arrini rezultate të mira. Ditë më me fat : e martë dhe e mërkurë.Ditë e pushimit: e enjte dhe e premte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco